Duke folur për përplasjen fizike në zyrat e FRD, presidenti Ilir Meta tha i ftuar në Çim Peka Live se garda ishte gati për çdo situatë.
Kreu i shtetit la të kuptohej se nëse do prekej fizikisht, garda ishte në gatishmëri.
“E skeduam ne, nuk ka rëndësi, me rëndësi është të shpëtojë demokracia. Ka pasur dhe do ketë presidenta e kryeministra. Me rëndësi që të shpëtojmë demokracinë. Duke mbrojtur demokracinë mbrojmë Shqipërinë, mbrojmë shtetin e Kosovës. Garda gati ishte, për çdo situatë”, tha Meta.
Kreu i shtetit komentoi edhe tensionet në Elbasan mes simpatizantëve të PS dhe PD. Por si do reagonte presidenti nëse do e thirrnin “Meta ik”? Kreu i shtetit tha se “do i puthte”.
“Po fitoi 71 mandate Rama, i jap dorën dhe atë të presidentit. S’kam pse rri edhe 1 vit në krye të detyrës. Ne jemi kthyer në një parti-shtet. Elbasani? Nuk bëhen dot dy aktivitete në një kohë. Unë nuk shkova se kohë pandemie. Ishte detyra e qeverisë që të mos krijohej një përplasje. Masat duhet t’i merrte qeveria se ka policinë, ka edhe Bashkinë. Mua lë të më shajnë, unë do i përshënde




