Gjatë intervistës së tij për gazetarin Çim Peka, Presidenti i Republikës Ilir Meta hodhi çdo mundësi për një bashkëpunim të ri të mundshëm politik me kryeministrin Edi Rama.
Teksa u ndal te marrëveshja e 1 Prillit 2013, Meta deklaroi se forca e tij politike dhe ai vetë janë treguar të kujdesshëm që ta zbatojnë atë duke e ditur se pa LSI-në PS nuk fitonte asnjë bashki.
Presidenti Meta: Unë kam bërë dikur një marrëveshje me kryetarin e Partisë Socialiste për Shqipërinë Europiane, të cilën është treguar i kujdesshëm që ta zbatoje dy vjet duke qenë se e dinte që pa koalicionin me LSI-në ai i kishte të humbura të gjitha bashkitë.
Kushti ka qenë votimi i tre ligjeve. Tani e kam bere te qarte: Kurrë më marrëveshje politike me Edi Ramën.




