Protesta/ Kordonë policie dhe makina shi hedhëse, ç’po ndodh te Kryeministria
Pak momente para nisjes së protestës së Partisë Demokratike, Kryeministria është blinduar nga forca policie me kordonë të përforcuar dhe jo vetëm.
Përpos numrit të lartë të efektivëve që kanë rrethuar institucionin, duke vendosur edhe gardh hekuri, janë parë edhe autobotët e ujit që janë bërë bënë gati për të spërkatur protestuesit në bulevard nëse ka përshkallëzime.
Makinat shi hedhese
Mjetet shihen njëra pas tjetrës në gatishmëri në hyrjen kryesore të Kryeministrisë, nga krahu i bulevardit.
Në sheshin kryesor janë mbledhur mijëra protestues opozitarë, teksa pritej edhe mbërritja e liderit të PD-së, Sali Berisha.
Policia nuk e ka marrë përsipër sigurinë e protestës ditën e sotme, për shkak se siç u theksua në njoftimin zyrtar, të dhunës së mbështetësve të opozitës ndaj efektivëve me molotovë protestën e javës së kaluar.






