Protesta e opozitës/ Dervishi: Këta policë po mbysin veten, kalimtarët dhe besimtarët në xhami me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ Dervishi: Këta policë po mbysin veten, kalimtarët dhe besimtarët në xhami me gaz lotsjellës

Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës së sotme të opozitës.

Në reagimin e tij, Dervishi ka publikuar pamjet nga zona pranë urës së rrugës së Elbasanit, ku sipas tij forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës, edhe pse nuk ka pasur protestues përballë.

Këta police këtu te ura e rrugës së Elbasanit nuk kanë përballë asnjë protestues! Po mbysin veten dhe kalimtarët (pa përmendur besimtarët në xhami) me gaz lotsjellës?”, – shkruan Dervishi.

Share it :