Forcat e Policisë dhunojnë qytetarët, lëndohet një nga protestuesit, mungon ambulanca
Protesta e PD-së vijon në rrugët e Tiranës ku forcat e policisë kanë sulmuar me gaz lotsjellës qytetarët dhe gazetarët e pranishëm.
Një nga protestuesit është lënduar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së opozitës.
Sic shihet nga pamjet, një person është shtrirë në tokë, ndërsa qytetarë dhe deputetë të PD-së po tentojnë ti ofrojnë ndihmën e parë. Incidenti ka ndodhur në hyrje të Kalasë së Tiranës, ku i riu është gjendur në gjendje të rëndë, pas sulmit me gaz lotsjellës, duke pritur ndihmën e ambulancës. Sipas raportimeve, në shesh nuk ka ambulancë të pranishme, por vetëm autobotë të shumtë dhe një numër i madh policësh të cilët sulmojnë qytetarët, duke bërë që qytetari të transportohej me një mjet privat në spital.
Theksohet se sipas protokollit ambulanca duhet të jetë prezente, është ligjore.
Situata vijon të jetë e tensionuar në zonën e Rrugës së Elbasanit ku vijojnë të hidhen molotovë e gaz lotsjellës.






