GJKKO i ka rrëzuar kërkesën për ndryshim mase, Meta: Asnjë çudi nga drejtësia me regji
Pasi Apeli i GJKKO i ka rrëzuar kërkesën ku kishte ankimuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ka reaguar nga qelia ish presidenti Meta.
“Asnjë çudi nga drejtësia me regji”, shkruan ai në një postim ne facebook.
Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.
U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim.
Për më shumë komunikojmë nesër.






