Shkëlzen Licaj, kryetari aktual i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, është një emër relativisht i ri në sistemin e drejtësisë.Pavarësisht kësaj, gjendet në një pozitë drejtuese, por njëkohësisht edhe në mes të një procedimi disiplinor nga ana e ILD për vonesa në arsyetim. Vonesat kanë qenë të një natyre thuajse mbi një vit, nuk bëhet fjalë për muaj vonese
Licaj ka mbaruar studimet në Magjistraturë me një rankim jo shumë të lartë, por sërish kjo shkollë është e vështirë.
I caktuar fillimisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, Licaj kapërceu me hapa galopante transferime të përkohshme në drejtim të Gjykatës së Durrësit.
Licaj ka nisur punë në Durrës me një transferim të përkohshëm 1-vjeçar, të cilin kërkonte ta zgjaste nga ish KLGJ. Me çdo kusht.
Në bazë të informacioneve ekskluzive, “Ora News” sjell në vëmendje mënyrën se si, Kryetari aktual i Gjykatës së Durrësit ka arritur caktimin e tij nga Saranda në Durrës, duke shfrytëzuar takime me ish-kryetaren e KLGJ, znj. Naureda Llagami.

Në pamjen e parë të siguruar nga “Ora News”, shfaqet Licaj në datë 12 dhjetor 2023, kohë që personi me kërkesën e tij në KLGJ për caktim të mëtejshëm në Gjykatën e Durrësit.
Ai shfaqet ne ambientet e një salle “privé” në një restorant me ushqim deti pranë Liqenit të Thatë, Tiranë.
Në pamjen e dytë, në të njëjtën datë dhe orë, në të njëjtin ambient, shfaqet znj. Llagami, ish-kryetare e KLGJ.

E sapo rrëzuar si kandidate për në Gjykatën Kushtetuese dhe për të cilën “Ora News” ka botuar më herët lidhjet politike me politikanë si Erjon Veliaj e Klotilda Bushka.
Ka qenë pikërisht ky takim ai që ka mundësuar caktimin e mëtejshëm të Kryetarit aktual Licaj në Gjykatën e Durrësit.
Pa dashur të nënkuptohet asgjë më tepër, mbetet e çuditshme se si një gjyqtar, e për më tepër një Kryetar aktual Gjykate, mund të vonojë arsyetime gjyqësore për të avancuar nëpërmjet takimeve informale, në kufij të ndikimit të paligjshëm, karrierën e tij.
Por “Ora News” ka siguruar edhe disa mesazhe ku Licaj, me dëshirën që Llagami ta promovonte në Janar të 2024 (pra pak ditë pas takimit të tyre) ka insistuar në ofrimin e “një shenje mirënjohjeje” ndaj Naureda Llagamit. Një dhuratë mbase që ka insistuar të jepej përpara se të udhëtonte në Sarandë me idenë që do caktohej në Durrës.
Më poshtë keni dhe foto ekskluzive të komunikimit të Ish Kryetares së KLGJ, znj Naureda Llagami për këtë çështje. Kjo e fundit, nuk refuzon këtë mirënjohje.


“Ora News” shpreson që si një medie e lirë, në shërbim të publikut, por edhe shtetit të së drejtës, të informojë gjithkënd për mënyrën si ka funksionuar një pjesë e shtetit të së drejtës, post-reformë në Shqipëri! E të shpresojë, që kësaj epoke qokash, pandëshkueshmërie, t’i jepet fund. Ora news
whatsapp image 2026 01 13 at 130816






