Akuza e fortë/ Ahmetaj: Rama ka dorëzuar gjithë sistemin dhe buxhetin në duart e organizatave kriminale
Në intervistën ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Arben Ahmetaj akuzon Ramën se ka dorëzuar të gjithë sistemin dhe buxhetin në duart e organizatave kriminale.
Ahmetaj tha se e vetmja trashëgimi që ka për të pasur është krimi i organizuar dhe kartelet. Është kryeministri që mbolli, lulëzoi, krijoi, internacionalizoi, kushtetëzoi, pasuroi krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
Arben Ahmetaj: “Ky i tall me shqiptarët, çfarë i tha dibranëve? I fyeu dibranët. Gjatë zgjedhjeve, i ka fyer shqiptarët. Jeni qyrykë i tha. Dibranëve. Gjatë zgjedhjeve. Ky del e i fyen shqiptarët me këto. Ka bërë punë spektakolare, se pse? Se ka rënë gjithë sistemi dhe gjithë buxheti në duart e organizatave kriminale. Ku do ti? Prandaj e kam bërë punën.
Çfarë ke frikë? Ke frikë se të ka ardhur radha? Nuk ka yll që qëndron në qiell gjithmonë, aq më tepër kur zullumin e ke trashur përtej çdo gjëje.
Edhe po të isha unë në burg, dhe po të mos ishe, tani s’jam unë në burg. Dhe po të isha gjallë, dhe po të isha i vdekur unë dhe tani që jam gjallë, e ke me veten. Trashëgiminë e ka me veten.
Trashëgimia që ka për të pasur është krimi i organizuar dhe kartelet. Është kryeministri që mbolli, lulëzoi, krijoi, internacionalizoi, kushtetëzoi, pasuroi krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.”






