Korrupsioni na mbyti, jo shiu!”, banorët e Durrësit ngrihen në protestë

Korrupsioni na mbyti, jo shiu!”, banorët e Durrësit ngrihen në protestë

Qindra qytetarë kanë dalë sot në protestë në Durrës, duke shprehur indinjatën e tyre për përmbytjet e përsëritura që, po shkatërrojnë banesat dhe bizneset pas çdo reshjeje të dendur shiu.

Të prekur prej vitesh nga i njëjti problem, banorët thonë se situata është bërë e padurueshme dhe se mungesa e zgjidhjeve reale po rëndon jetën e përditshme dhe aktivitetin ekonomik në qytet.

Protestuesit kanë marshuar drejt Bashkisë së Durrësit, duke mbajtur pankarta me mesazhe si: “Korrupsioni na mbyti, jo shiu!”, ndërsa marshimi është shoqëruar me thirrje të vazhdueshme “Na u bashkoni!” dhe “Durrësi skenë krimi”.

Sipas tyre, përmbytjet nuk janë më një fenomen i rastësishëm, por pasojë e keqmenaxhimit dhe neglizhencës institucionale.

Share it :