Ahmetaj: Këto janë 4 depozitat e parave të Edi Ramës, prandaj i mbron

Ahmetaj: Këto janë 4 depozitat e parave të Edi Ramës, prandaj i mbron

Në intervistën e tij që pritet të trondisë pushtetin e Edi Ramës, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj duke folur për ‘Çim Peka LIVE’ ka treguar se, katër persona janë depozitat e Edi Ramës ndër vite, depozita parash.

Sipas Ahmetajt Balluku, Veliaj, AKSH-i, Manastirliu janë depozitat e Ramës, me të cilat ai është sjellë ndryshe, nga është sjellë me të.

Çim Peka: Problemi nuk është se ju ka dalë diçka, problemi është që ju ju hetojnë dhe të tjerët nuk i hetojnë.

Arben Ahmetaj: Po ja ta them pse. Edi Rama, kreu i organizatës, ka katër depozita, të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me plaçkitsen, AKSH-i, kopshti privat i tij, dhe 7-8 vitet e fundit, shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër, siç e diskutuam. Edhe për thagmën e tokave. Ju e dini, unë jua tregova, sot në emailin tim 1000 Nest Angoni dërgojnë denoncime.

Çim Peka: Pra ju po thoni, Erion Veliaj, Belinda Balluku, AKSH-i dhe Ogerta Manastirliu janë depozita…

Arben Ahmetaj: Kjo është arsyeja pse ka, është sjellë ndryshe me ata dhe ndryshe me mua. Kjo. Pyetja jote ishte pse ata i mbron? Unë do isha i turpëruar të më mbronte kreu i organizatës. Mua po të më mbronte kreu i organizatës, po jua them shqiptarëve, i bie që isha pjesë e organizatës së tij kriminale.

Çim Peka: Po si ka mundësi që 4 depozita të Edi Ramës dy janë në burg, ose një është në burg, tre të tjerët janë rrugës për aty dhe Edi Rama nuk i ka mbrojtur kur ju thoni që ai kontrollon SPAK-un?

Arben Ahmetaj: Ta mbaroj këtë dhe do vij se është e rëndësishme. Pra, siç ju thashë, tentojnë të akuzojnë për asete private të vëna para emërimit tim në qeveri. Unë e bëra një sfidë. Një veting hetim pasuror. Dhe do t’ju lutem që të dali përballë shqiptarëve dhe të thotë që po, Ben Ahmetaj i është shtuar pasuria. Ja çfarë ka vënë, ja çfarë ka vënë, ja çfarë ka vënë. Dhe pastaj të më krahasojnë me të tjerët. Po. Sfidë! Jo një sjellje ndryshe aty, një sjellje ndryshe këtu. Këtë e fusim në burg, këtë nuk e fusim. Këtë i kërkojmë pezullim nga detyra, pezullim nga detyra, me kë talleni ju? Ç’është kjo pezullim nga detyra? Pse kaloni nga shkalla në shkallë ju? Po do vijmë aty.

Çim Peka: Ta mbarojmë me ty njëherë.

Arben Ahmetaj: Tentojnë të akuzojnë bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten për procese profesionale pa asnjë lidhje. Po e di për çfarë akuzohet Eriola? Akuzohet Eriola se ka kontrata me kompani jashtë Shqipërie që s’kanë lidhje me Shqipërinë fare, që s’kanë lidhje me punë publike, që s’kanë lidhje me inceneratorët, të vërtetuara. Janë punë fiktive, thotë zoti Dumani. Se i do qejfi i tij. Domethënë, me këtë logjikë, çdo profesionist, çdo konsulent në Republikën e Shqipërisë mund të akuzohet për pastrim parash. Në një vit e gjysëm, a dy vjet, diku te 60 e ca, 70 mijë euro punë. Dakord? Në profesionin e saj. Pra, këto janë, që ta dinë shqiptarët se dëgjojnë ndonjëherë me të drejtë atë Bushatin që thotë, ore Saliu doli dhe argumentoi dosjen e vet. Po mo mirë e ka bërë kushdo që e ka bërë. Po kjo është. Dhe e fundit fare se nuk dua t’i lodh shqiptarët dhe i kërkoj shumë të falur.

Çim Peka: Po.

Arben Ahmetaj: A është normale? Kjo çështja e Buka, që është një nga çështjet më qesharake, por do futet në Gines për çështje qesharake. Sot është në gjykatë, në gjykim, është qesharake. Që shkon prokurori i çështjes, që ka bërë thagma. Thagma, unë nuk e di, unë s’e konceptoj dot si mund të bëjë nga ato gjëra. Një ditë të bukur, deklaron në gjykatë që, akuza që kam, në qoftë se do duan shqiptarët, t’jua dërgoj, e kam futur në Facebook.

Share it :