Durrësi nën ujë/ Arjan Ndoja: Hidrovori 19 mln euro në zonën e Porto Romanos, shkak për përmbytjet
Përmbytjet masive që kanë goditur Durrësin gjatë 24 orëve të fundit nuk janë thjesht pasojë e reshjeve intensive, por edhe rezultat i një zinxhiri vendimesh të gabuara teknike dhe menaxheriale.
I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV me Flavio Qarrin, deputeti i PD, Arjan Ndoja theksoi se në qendër të problemit qëndron zhvendosja e hidrovorit të Porto Romanos, një projekt me vlerë 19 milionë euro, i cili në vend që të zgjidhte problemin, duket se e ka thelluar atë, duke lënë qytetin në mëshirë të ujit.
Ndoja u shpreh se shkaku kryesor i katastrofës është një gabim flagrant Sipas tij, hidrovori i vjetër ishte i pozicionuar në pikën më të ulët të zonës, një vendndodhje ideale për të tërhequr dhe larguar në mënyrë efikase ujërat, por megjithatë, stacioni i ri i pompimit është ndërtuar në një vend tjetër, të paktën 60-70 centimetra më lart se pika natyrale e kullimit.
Sfondi i këtij gabimi teknik bëhet edhe më i dyshimtë kur merret parasysh tenderi prej 19 milionë eurosh për ndërtimin e hidrovorit të ri dhe sistemimin e kanaleve.
Intervista në studio:
Qarri: Pse nuk po ndërhyn edhe drejtësia, pasi ka një konsensus shoqëror që kjo nuk është thjesht punë e Zotit.
Ndoja: Tani, në radhë të parë, gjej rastin që t’ju shpreh keqardhjen time gjithë banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi, e cila ka bazën e parë, arsyen e parë e ka natyrore, se shiu është diçka natyrore, ngjarje natyrore, por nga ana tjetër është edhe puna e dobët e të gjithë organeve të qeverisjes vendore dhe qëndrore, jo vetëm gjatë këtyre 12 viteve, por ndoshta dhe më përpara për të ardhur në këtë sistem. Unë duhet të jem i sinqertë dhe i ndërgjegjshëm para të gjithëve se situata ka ardhur si rezultat i veprimeve të njëpasnjëshme. Po sigurisht gjatë këtyre 12 viteve për Durrësin, të paktën për Durrësin, po e them publikisht, ka ndodhur diçka që ka të bëjë me mungesën e marrjes së mendimit nga specialistët përkatës. Hidrovori në zonën e Porto Romanos, e cila përmbyt komplet zonën. Nga aty vjen deri në spital edhe e bën të pamundur rregullimin e situatës.
Qarri: Më vjen mirë që ndaluat te hidrovori. Plug ka paralajmëruar para nëntë muajsh situatën e hidrovorit, tenderin e fituar nga babai i drejtorit të ujësjellës kanalizime Durrës. 19 milionë euro për hidrovorin e ri dhe për sistemimin e kanaleve të ujërave kulluese.
Ndoja: Nga specialistët përkatës diskutohet dhe thuhet që hidrovori i mëparshëm ka qenë në pikën fundore më të ulët të…
Qarri: Pra në vendin ideal natyror.
Ndoja: …në vendin ideal, pikën fundore më të ulët ku mund të bëhet kalimi i ujit nëpërmjet pompave të hidrovorit e të tjera me radhë. Për arsye të ndërtimit të portit të ri, se një pjesë e njerëzve, bile një ish-deputete e PD-së kishte shkruajtur një status, nuk e di nëse e ka pasur për të gjithë, e ka në mënyrë përgjegjësuese, e ka pasur moment irritimi, moment pakënaqësie, nuk e di me kë e ka pasur, por flet për të gjithë deputetët e opozitës. Sigurisht, unë e njoh pak ata, jo s’mund t’i jap unë, po besoj që reagimi institucional është ai që bëjnë institucionet përkatëse. Reagimi i deputetëve të opozitës që shoh gjatë kësaj kohe që i kërkojnë në terren e të jenë të futur mes ujit, bëjnë not, vepra të cilat janë vepra që…
Qarri: Propagandë është…
Ndoja: …u përkasin populistëve dhe njerëzve të cilët nuk duan ta zgjidhin problemin, por thjesht duan t’i kenë të ekspozuar, nuk shkon. Pra, ajo zonja ka përmendur emrin e një oligarku në thonjëza që thuhet, Shefqet Kastratit, meqë ka merak që unë nuk ja përmend emrin dikujt, po mua nuk më shqetëson problemi i oligarkut. Problemin e oligarkut si rregull e ka prokuroria. Prokuroria të merret edhe me babain e ish-drejtorit të ujësjellësit, edhe me oligarkun e kushdo që ka përfitimin direkt. Mua më shqetëson problemi i qytetarëve. Ndaj i bëj thirrje asaj zonjës dhe të gjithë të tjerëve, kushdo që përmend emra për në terren, të japin kontributin e vet, jo thjesht me konstatime.
Pra, hidrovori në Durrës është marrë nga pika ku ishte pika fundore dhe është dërguar në një vend i cili është të paktën 60-70 cm më lart dhe është dërguar shumë larg në vijë ajrore, lineare, nga vendi ku ishte.
Qarri: Po ndërkohë qarkullimi i ujit bëhet nga rruga e hidrovorit të vjetër?
Ndoja: Jo s’bëhet, është mbyllur hidrovori i vjetër. Tani është hidrovori i ri është në një distancë në disnivel të paktën 60-70 cm, krijohet një pellg i madh nga ana tjetër që dhe sikur të vendosim disa pompa të fuqishme këtu ku është bërë hidrovori, nga pikëpamja teknike nuk realizohet dot.
inxhinierik.






