Berisha: Lulzim Bashës do t’i vija një kryq të kuq si njeriu që dëmtoi opozitën shqiptare

Berisha: Lulzim Bashës do t’i vija një kryq të kuq si njeriu që dëmtoi opozitën shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference për mediat në selinë blu, në lidhje me mungesën e imazhit të Lulzim Bashës në klipin e 35-vjetorit të PD.

Berisha tha se, po ta kisha vënë Lulzim Bashën, do t’i vija një kryq të kuq, si njeriu që dëmtoi opozitën shqiptare.

Berisha: Së pari, dua të të siguroj se po ta kisha bërë unë atë klip, do ta kisha bërë ndryshe.

Por po të kisha vënë Lulzim Bashën, do ti vija një kryq të kuq, sepse Lulzim Basha e dëmtoi opozitën shqiptare.

Nuk them se mund të mos ishte, por do ishte me atë që meritonte.

Besoj se u përgjigja.

Ishte me Taulant Ballën. Ja! Prandaj të lutem shikoji pak me vëmendje.

E sheh, paska qenë. Në punën e tij ishte…

Share it :