Atentati në Rinas, Berisha: A ka gisht narkopolicia në ekzekutimin e krahut të djathtë të Milit të partisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur mesditën e sotme në Rinas.
Me një shënim në rrjetet sociale, kryedemokrati Berisha shkruan se, ekzekutimi ndodhi publikisht përpara Komisariatit të Rinasit.
Reagimi
A ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?
Miq, njëri nga banditët më të fortë të Milit të Partisë apo Emiliano Shullazit u ekzekutua sot publikisht para Komisariatit të Rinasit.
Dani po vinte nga Spanja dhe pasi zbriti nga avioni ishte në makinë i shoqëruar nga inspektori i shërbimit inteligjent të narko-policisë, shoferi i drejtorit të këtij shërbimi Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur rëndë.
Ky ekzekutim publik ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë dhe nuk mund të ndodhte në atë vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit.
Vrasësit e dogjën makinën në Halil, por policia njofton se çuditërisht nuk mund të shkonte aty. Cili ishte roli i narko-policisë në këtë vrasje mbetet për tu hetuar.






