Edith Harxhi ka cilësuar se në Shqipëri kanë ardhur miliona dhe miliarda euro dhe dollarë për media apo organizata të cilat kanë pasur qëllim trajnimin e gazetarëve por në fakt këto vlera parash nuk dihet ku kanë përfundur, dhe për këtë duhet të zhvillohet një auditim urgjent në vend për të parë ku janë këto miliarda para të keqpërdorura nga OJQ-të.
E ftuar në emisionin ‘ A Show’ me Adi Krastën, Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi foli mbi fondet USAID në Shqipëri ku cilësoi se OJQ të ndryshme kanë marrë miliarda euro dhe dollarë përfshirë dhe media të ndryshme për trajnimin e gazetarëve investigativë dhe nuk dihet akoma se ku këto para kanë përfunduar.Harxhi cilësoi se drejtues të OJQ-ve të ndryshëm rezultojnë të jenë gra ministrash, kryeministrash apo drejtuesish bashkiakë.Ajo gjithashtu u shpreh se në Shqipëri është urgjente një audit për vlerat e eurove dhe dollarëve që kanë qarkulluar dhe janë keqpërdorur nga OJQ-të.Edith Harxhi:
Janë miliona dollarë projekte në këto vite nga USAID për disa media. Organizata që kanë marrë para për të trajnuar gazetarë për gazetari investigative. Miliona dollarë projekte për mediat ku nuk dihet ku kanë shkuar. Në Shqipëri ka nevojë jo vetëm për një audit nga Departamenti i Shtetit për fondet e USAID, por ka nevojë për një audit urgjent për milionat, miliarda euro dhe dollarë që nuk dihet ku kanë shkuar dhe janë keqpërdorur nga OJQ që krijoheshin sot mbylleshin nesër dhe hapeshin nesër prap nga persona qeveritarë.
Nuk do të ishte qudi të kishte një vizitë në SHBA, vizita e tij dje në Gjermani i ftuar nga Kancelari i ardhshëm mbas zgjedhjeve, ishte një thyerje e atij izolimi disa vjeçarë i zotit Berisha dhe PD. Besoj se ishte sipari i një sërë vizitash që do e ndjekin më tej dhe nuk do të jetë qudi për shqiptarët nëse Berisha merr ftesë nga SHBA dhe kjo do të ishte dhe zgjidhja e mundshme e asaj që shqiptarët e quajn nongrata.
Që nga momenti që Trump erdhi në detyrë dhe ka filluar të nxjerrë një sërë urdhrash ekzekutiv, ka filluar të flas për shkatërrimin, demolimin për shtetin e nëndheshëm në Amerikë, duke përfshirë këtu edhe lobingjet si ato të Soros, oligarkinë etj. Që nga ai moment nongrata është pothuajse e pavlefshme.
Ftesa nga Gjermania nuk do të kishte ardhur aq thjeshtë nëse do të ishim në ato situata që ishim më parë.
Po flitet kudo për çështjet e fondeve ku sekretari ka thënë që do të ketë misione auditimi në disa shtete. Ndoshta Shqipëria do të jetë një nga ato shtete, dhe dukeqenëse ne kemi shërbyer si një laborator eksperimentesh mund të zgjidhet dhe Shqipëria. Duhet pasur parasysh që buxheti i përgjithshëm dhe asistenca e SHBA-së nga viti 1992-2021 në të cilën është transparente, është diku tek 1 miliard e 200 mijë dollarë, ndërsa USAID buxhet vjetor ka pasur diku tek 25-35 milionë dollarë në vit vetëm për Shqipërinë. Mund të ketë pasur shtesa vitet e fundit sepse këtu ka funksionuar edhe çështja e Reformës në Drejtësi.
Por duhet të keni parasysh se vetëm një insitut i cili mori përsipër dhe të trajtonte dosje të qytetarëve Shqiptarë që ndodheshin në Gjykatën e Lartë në mënyrë antikushtetuse ju dha ky projekt, ju dha dhe 50-60 punonjësve statusi i Këshilltarit Ligjorë për të trajtuar dosjet e qytetarëve.
Ka marrë diku tek 10 miliard dollarë dhe pastaj ka shpërndarë dhe në fondacione të tjera që thuhet se janë nga OJQ të drejtuara nga gra ministrash, kryeministrash e me rradhë.