E para ne Europe per largimin e trurit,Kryeministri shpall veten kryeshkencëtar’, Muka: Këtu njerëzit e arsimuar persekutohen

ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ka qenë studiuesi Taulant Muka, ish-zv.ministër i Arsimit. Në studio gjatë bisedës me moderatorin e Flavio Qarri tha se në Shqipëri Kryeministri e shpall veten kryetar të Akademisë së Shkencave.

Taulant Muka: Unë nxora skandalet gjatë pushtetit. Në kemi të bëjmë me një qeveri që nuk e do njeriun e aftë. Nuk e do të vërtetën. Do të jetojë më boshllëkun që ka krijuar rreth e përqark. Unë kam vite që luftoj për arsimin. Kam kuptuar këtu që njerëzit e arsimuar persekutohen. Dhe në një situatë ku ne jemi ku studimet e fundit tregojnë që Shqipëria është kampione për prodhimin fallco të shkencës.Pra ka një studim të fundit që tregon se Shqipëria është e katërta në botë për prodhimin në revista fallso. E para në Evropë. E para në Evropë për largimin e trurit. Bëjmë kot sikur prodhojmë shkencë. Prodhojmë tituj, prodhojmë si të thuash akademikë, shkencëtarë, Por faktikisht ne jemi kampionë të mashtrimit akademik. Ky është një tjetër rekord që kjo qeveri ka arritur në 10 vitet e fundit. Ti ke edhe rastin e fundit të Kryeministrit qe e shpall veten kryetar të Akademisë së Shkencave. Dmth kryeshkencëtar. Dhe nuk mund të habitesh që gjithë të tjerët nga pas ti këtë njësoj si vetja…

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko