Ditën e sotme koordinatori i Tiranës në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka denoncuar bashkë me tregtarët e Kombinatit vjedhjen e biznesit të qytetarëve dhe dhunën e bashkisë ndaj tregtarëve të Kombinatit.Qytetarët deklarojnë se bashkia ka ardhur natën dhe ka vjedhur mallin e tyre dhe tezgat e tyre.Sot pas katër ditësh ka sjellë tezgat, por ka ndërruar emrat e tregtarëve që mund të shesin për interesa elektorale”, thonë ata.Persona pa uniformë kanë ardhur dhe na kanë dhunuar”, shprehen ata.
Klevis Balliu: “Para disa ditësh kemi denoncuar këtu një aksion të Bashkisë Tiranë që kërkonte të vidhte tezgat e banorëve pasi dështuan t’i vjedhin si rrjedhojë e qëndresës të qytetarëve gjatë ditës kanë ardhur natën si kriminelë dhe i kanë vjedhur tezgën edhe mallin.
Dy individë pa uniformë kanë ardhur pas disa ditësh dhe kanë sjellë ditën e djeshme tezgën pa mall, duke i ndërruar edhe emrin e tregtarëve që punonin tek tezga përkatëse që është zonja krah meje.Personat ishin te paidentifikuar, pa uniformë,pa letra dhe kanë shtyrë duke dhunuar qytetaren.
I bëj thirrje Veliajt dhe mafiozëve të tij të mos merren me qytetarët të merren me avokatët se i kanë ditët e numëruara jashtë qelie. Partia Demokratike do të jetë gjithmonë krah qytetarëve”.