Bamiresine per femijet autike e quajne perfitim/ Malltezi: Prokuroret politike per pagesat e burrit te Alketes per Ramen mbyllin syte e veshet

Me anë të një postimi në Facebook, Jamarbër Malltezi akuzon prokurorët e SPAK se, ku vjen fjala për përfitimet e Edi Ramës, mbyllin sytë dhe veshët.

Malltezi, i cili është edhe drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, akuzon ‘prokurorët politikë – siç shkruan në Facebook, – se zekatin bamirësinë time për trajtim mjekësor të 3 fëmijëve autikë (që ju publikojnë edhe emrat si armiq të partisë) e quajnë përfitim të Sali Berishën, ndërsa për trajtimet e Edi Ramës nga burri i Alketa Vejsiut me 10,000 euro për 1 javë në hotelin detoks në Itali mbyllin sytë, veshët

Reagimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

Dyfytyrsia e prokuroreve politike

Dyfytyrësia e prokurorëve politikë: zekatin bamirësinë time për trajtim mjekësor të 3 fëmijëve autikë (që ju publikojnë edhe emrat si armiq të partisë) e quajnë përfitim të Sali Berishën 🤷 ndërsa për trajtimet e Edi Ramës nga burri i Alketa Vejsiut me 10,000 € për 1 javë në hotelin detoks në Itali mbyllin sytë, veshët dhe hundët e kthehen në idiotë të dobishëm të kryehajdutit. Në këmbim të pagesave dhjetëra mijëra € në hotele, edi rama i ka firmos dhjetëra leje ndërtimi më Tiranë dhe resorte në Dhërmi burrit të Alketa Vejsiut. A ka përfitim direkt dhe kundërveprim mes njëri tjetrit, apo “xix se djeg”? Palaçot e fëmijëve tanë janë kthyer në butaforikë në nënshtrimin politik, pa cipë, pa shtyllë, paturp

Bamiresine per femijet autike e quajne perfitim/ Malltezi: Prokuroret politike per pagesat e burrit te Alketes per Ramen mbyllin syte e veshet

Blushi: Me ty, Ilir Meta drejt fitores

Bamiresine per femijet autike e quajne perfitim/ Malltezi: Prokuroret politike per pagesat e burrit te Alketes per Ramen mbyllin syte e veshet

Politico”: Si u hodh në erë plani

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko