Nëse pyet pse nuk rriten pensionet…

Nga Hysni Gurra

Një pensioniste e pyeti kryeministrin pak javë më parë se si mund të jetojë me 200 euro në muaj.

Megjithëse u përpëlit, Rama nuk i dha dot përgjigje, por dha “argument” se pse nuk rriten pensionet.

Pas fakteve të dala publike përgjigja për zonjën e nderuar është më e qartë:

– 10 mijë euro trajtim në qendër detoksifikimi në Bolzano që përdor Rama janë baras me 5 vite pension që merr zonja.

– 28 mijë dollarë biletën që të shohë një ndeshje ndërkombëtare basketbolli Rama në SHBA është baras me 11 vite pension.

– 33 mijë dollarë që kushton një shishe verë që pi kryeministri kushtojnë 14 vite pension që merr zonja.

– 14 mijë euro një udhëtim me charter i Ramës është baras me 6 vite pension. Të paktën 12 udhëtime ia numëruar vetëm ish-zëvendësi i tij

Pa u futur në llogarinë e 50 milionë dollarëve shpërdorim të tunelit të Llogarasë…

Këto janë pak fakte nga ato që SPAK i quan “krime intelektuale” shumë të vështira për t’u hetuar…

Nëse pyet pse nuk rriten pensionet…

BERZH: Plakja dhe emigracioni, rrezik i lartë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko