Gjokutaj: SPAK të pushojë çështjen për mungesë faktesh penale, ose të marrë në pyetje Edi Ramën qe ka firmosur!

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka reaguar pas seancës në SPAK, duke ngritur sërish shqetësime mbi procesin gjyqësor ndaj klientit të tij dhe Jamarbër Malltezit. Në një deklaratë për mediat, ai ka denoncuar shkeljet procedurale dhe ka kërkuar pushimin e çështjes për mungesë faktesh penale.

Sipas tij, ekspertët e angazhuar në proces nuk kishin licencë apo njohuritë e nevojshme, duke e bërë pavlefshmërinë absolute të akteve të ekspertimit. Ai gjithashtu ka theksuar se përjashtimi i ekspertit është i barasvlershëm me përjashtimin e një gjyqtari, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e procedurës. Në deklaratën e tij, Gjokutaj e ka konsideruar procesin si politik dhe me prapavijë të qartë ligjore. Ai ka kundërshtuar akuzat për korrupsion, duke argumentuar se Malltezi nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk mund të jetë subjekt i një çështjeje të tillë. Po ashtu, avokati ka kërkuar që SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, për të sqaruar rolin e tij në transformimin e pronës që është objekt i hetimit.

Gjokutaj

Siç posaçërisht u ndal avokati te aktet e ekspertimit, të cilat, qoftë për shkak të mungesës së licencës apo njohurive të posaçme të ekspertëve, apo të shkeljeve të rënda procedurale, përbëjnë pavlefshmëri absolute. Përjashtimi i ekspertit barazohet me përjashtimin e gjyqtarit; janë të gjitha këto kushte ligjore.Në fund, u denoncua prapavija ligjore e këtij procesi, sepse sigurisht kjo çështje është e lidhur. Jamarbër Malltezin e akuzojnë në bashkëpunim me zotin Berisha për korrupsion të zyrtarëve të lartë, kur ai nuk ka qenë asnjëherë një zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështjeje. 

Problemi është se, për shkak të mungesës së faktit penal, avokati kërkoi pushimin e gjykimit. Si alternativë, nëse gjykata nuk bindet, kërkoi kthimin e çështjes dhe vendosjen e detyrave specifike për SPAK, ndër të cilat një nga detyrat bazë është thirrja e Edi Ramës në SPAK për t’u pyetur në lidhje me transformimin e asaj prone nga klub sportiv në truall ndërtimi dhe të gjitha veprimet e kryera nga ai, të cilat, për hir të së vërtetës, ndodhen në dosje, por nuk përmenden nga prokurori, me autorësinë e kryeministrit.

Gjokutaj: SPAK të pushojë çështjen për mungesë faktesh penale, ose të marrë në pyetje Edi Ramën qe ka firmosur!

Balliu: Rama kërkon që t’u bëjë gropën

Gjokutaj: SPAK të pushojë çështjen për mungesë faktesh penale, ose të marrë në pyetje Edi Ramën qe ka firmosur!

Pergjigjet! Lubi Balluku” / Pse po ngrihet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko