Pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ndodhen në SHBA, ku ka qenë i pranishëm në ceremonitë post inaguruese të presidentit të 47-të të SHBA-ve, Donald Trump, ndalesën e radhës së takimeve me diasporën, e ka pasur me komunitetin kuksian atje.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me skype nga SHBA, me emsionin A Show të Adi Krastës në Syri Tv, ndau disa detaje nga takimet me zyratrë të lartë shtetërorë nga ceremonia e inagurimit të presidentit amerikan Donald Trump, për të cilin tha se do të ketë një vëmendje të shtuar ndaj Ballkanit e Shqipërisë, edhe për shkak të ndikimit që ka pasur fondacioni George Soros, për të cilën administrate e re amerikane është zotuar ta zhbëjë.
Sipas Këlliçit, në ditët në vijim do të ketë zhvillime tejet të rëndësishme, për vendin tonë.
Këlliçi u ndal edhe në votën e bashkëatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në SHBA, për të cilën tha se do të ketë një ndikim tejet të rëndësishëm në zgjedhjet e 11 majit, ku theksoi ndër të tjera se do të ketë lumë votash në mbështetje të PD.Belind Këlliçi: “Entuziazmi këtu është 40 gradë, edhe pse temperaturat këtu në Amerikë janë -10.
Do të kemi rezultat fantastik nga shqiptarët në Amerikë, pritet të ketë një lumë votash në mbështethje të PD, jo vetëm në Amerikë por në të gjithë botën.
Janë këta shqiptarë që mbajnë familjet e tyre me remitancat që dërgojnë. E dinë fare mirë se në çfarë kushtetsh jetojnë familjet e tyre, pensionet që marrin prindërit e tyre. Kam edhe ish-bashkëpunëtorë të mi, që kanë ikur në Amerikë.
Kjo është plagë shoqërore e jashtëzakonshme, kanë ikur njerëzit më të mirë, që kanë dhënë kontribut për ndryshimin në Shqipëri, të cilët kanë ikur pasi nuk u janë ofruar kushte për të punuar e kontribuar në Shqipëri.
Ajo që ndjej tani me inicinimin e presidentit Trump me marrjen e detyrës: Atë shprehjen e para një muaji të Berishës kur u kthye në parlament pas arrestit politik, ku tha që: Unë erdha, ju e dini vetë…. Me të njëjtën mënyrë Trump…Brenda 24 orëve ka kaluar disa urdhra ekzekutivë nga premtimet që ka dhënë në fushatë. Është shumë i qartë në presidencë, mesazhe të qarta me marrjen e detyrës.
Shumë zyrtarë që janë sponsorizuar nga Sorors, kanë dhënë dorëheqjen pasi Trump ka qenë i qartë se këtë sekt do ta zhbëjë.
Kanë një ide të qartë për të zhbërë perandorinë e Soros dhe ekstremit të majtë.
Trump është president i SHBA dhe i gjithë botës. Bashkë me Z.Mediu kemi qënë të ftuar në 3 festat e ndryshme të ceremonisë së inagurimit të Trump.
Kemi pasur mundësi të takojmë bashkëpunëtorë, miq, do kemi zhvillime shumë të rëndësishme në ditët në vijim, Ballkani dhe Shqipëria s’do të mbetet jashtët interesit të SHBA.Gjithçka ka ndodhur në SHBA, është implementuar fotokopje në Shqipëri. Kapja e pushtetit qendror e lokal, e drejtësisë, e mediave, në mënyrën e masën që ka ndodhur nga ky fonadacion, s’ka ndodhur në asnjë vend të botës”.