Takim i zjarrtë dhe frymëzues në New Jersey/ Këlliçi: Ndryshimi i shumëpritur është afër

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim të suksesshëm me shqiptarët në New Jersey. Ai ka ndarë në rrjetet sociale foto nga ky takim, ku theksoi se padurimi i shqiptarëve të Amerikës për të votuar në zgjedhjet e 11 majit është i qartë në çdo bisedë dhe çdo shtrëngim dore. Ai shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe interesin e jashtëzakonshëm të komunitetit shqiptar në SHBA për të kontribuar në këto zgjedhje. Këlliçi theksoi se takimet në Kafe Kukësi dhe Whisky Bar ishin vetëm hapi i parë i një sere takimesh me shqiptarët në SHBA.

Ai falënderoi gjithashtu shqiptarët e Amerikës për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri. Këlliçi nënvizoi se ky angazhim është jetik për ardhmërinë e vendit. Në fund, ai falënderoi nga zemra të gjithë ata që e pritën dhe e mbështetën gjatë qëndrimit në New Jersey. Takimet e tjera do të vazhdojnë me shqiptarët e diasporës në qytete të tjera të SHBA. Ai shprehu bindjen se shqiptarët jashtë vendit do të kontribuojnë me forcë për ndryshimin që kërkohet në Shqipëri

POSTIMI I KËLLIÇIT:

Takim i zjarrtë dhe frymëzues në New Jersey. 
Padurimi i shqiptarëve të Amerikës, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në vendin e tyre të lindjes, ndjehet në çdo bisedë e çdo shtrëngim dore. 
Pafund mirënjohës për mikpritjen që më treguat dhe interesin e jashtëzakonshëm për tu angazhuar në këto zgjedhje jetike për vendin tonë. 
Takimet në Kafe Kukësi dhe Whisky Bar, ishin vetëm hapja e siparit të takimeve me vëllezërit e motrat shqiptare në USA.
Faleminderit nga zemra.

Takim i zjarrtë dhe frymëzues në New Jersey/ Këlliçi: Ndryshimi i shumëpritur është afër

Xhixho: Zhvlerësimi i qëllimshëm i euros po

Takim i zjarrtë dhe frymëzues në New Jersey/ Këlliçi: Ndryshimi i shumëpritur është afër

Topalli: Ja dy arsyet pse shqiptarët jashtë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko