PD, zgjidhja e zgjedhjeve, Rama vrasësi i vendit

Nga Basir Çollaku/

Mazhoranca nuk ka më se çfarë të ofrojë. Rrënimi katastrofik është emri i saj. Çdo orë socialiste e rilindëse nëpër zyra është orë vdekjeje për vendin. Edi Rama dhe ministrat e tij duhet të shkojnë gjysmë dite në SPAK e gjysmë dite në fushatë. Koha e tyre është vjedhje. Diktatura po ndërtohet. Edi Rama gjendet thuajse në gjysmën e dosjeve të Strukturës së Posaçme. Kryebashkiaku i Tiranës në prag arresti me shtabin në qeli është një ekip të pandehurish në fushatë, ku akuzat grup i strukturuar kriminal janë zyrtare. Balluku, Balla, Xhaçka, Peleshi, Hoxha, Gjiknuri, janë kapitull penal. Sky-enchro është puseta e ortakërisë me Mafian tashmë e zbardhur me emra pushtetarësh, prokurorësh, gjyqtarësh e oficerësh policie.

Çfarë do të bëjë më mirë se batërdia e dosjes së SPAK Suel Çela mbështetësi i ministrit në Elbasan?

Po Bajrët çfarë ofertë ndryshe kanë për Shkodrën se ajo me Pëllumb Gjokën e Benet Becin?

Çfarë ndryshimi do të sjellë ekipi “Çyrbja” në Durrës me Gjushin e grupet e Visëve?!

Çfarë do bindin ndryshim në Tiranë, inceneratorët, grupi 5D, Eco Tirana, ekipi “Harabel”?

Çfarë do të sjellin të mirë veç kokainës e pastrimit të parave me pushtetin për shqiptarët çunat e Dubait, Londrës, Holandës, Belgjikës.?!

Po si do këshillojnë për punë ligjore, një kryeministër siç bënë me Ramën, këshilltarë të karteleve të kokainës si Ndrangheta dhe Sinaloa?!

Si do të shkojmë në Evropë me firmëtarin e marrjes së çdo lloj pisllëku duke bërë Shqipërinë kosh mbeturinash!

Si do të jetojmë më mirë kur pasuritë e rralla të vendit u janë dhënë oborrit të qeverisë e përfituesve të huaj lobues, mbajtës në pushtet të çetës kriminale drejtuar nga Rama. Ai është bërë vrasës i vendit. Shqiptarët kanë ikur. Diaspora nuk mund të gënjehet nga ekrani. Ajo është.shtuar se KM Rama i ka dëbuar. Ndaj dhe ata do të jenë aksionerë të dëbimit të këtij individi pushtues kriminal i zyrës së qeverisjes. Sot shqiptarët kanë mundësi të ndalojnë rrokullisjen dhe këtë e bën opozita, Partia Demokratike. Programi dhe njerëzit e saj që.janë ndryshe. Berisha është njeriu i përballjeve dhe fitoreve të mëdha.

PD, zgjidhja e zgjedhjeve, Rama vrasësi i vendit

Xama kritika SPAK: Po heton pasurinë, por

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko