VIDEO/ Socialisti dy metra i gjatë që i ulet në gjunjë Melonit

S’kanë të sosur skenat që detyrohet të bëjë Edi Rama për t’iu servilosur liderëve të huaj perëndimorë. Gjesti i fundit të ngjall krupën. Gjatë vizitës në Abu Dabi, Rama i ka bërë një dhuratë Melonit që kishte ditëlindjen.

Pastaj është ulur në gjunjë para kryeministres italiane Xhorxhia Meloni ndërsa kamerat filmonin të gjithë skenën.

Nuk është hera e parë që kryeministri i Shqipërisë sillet si një adoleshent i marrosur me qëllim që të përkëdhelë sadopak sedrën e 48-vjeçares italiane, që një vit më parë u divorcua nga bashkëshorti.

Puthja gati e dhunshme që Rama i rrëmbeu Melonit një vit më parë në një samit të përbashkët, bëri xhiron në të gjitha mediat italiane. As ulja në gjunjë nuk është e para që ai bën para Xhorxhia Melonit, duke harruar sepërveç se një 48-vjeçare single, ajo është edhe kryeministre e një vendi tjetër.

Por së fundmi, Xhorxhia  Meloni ka fituar statusin e “primadonna” mes liderëve europianë, pasi ka zhvilluar një takim miqësor me Donald Trump dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Elon Musk. Arsye këto që mjaftojnë që Rama jo vetëm t’i ulet në gjunjë, por t’i puthë edhe këmbët. Video më poshtë:https://www.instagram.com/reel/DE17oG2s3Pn/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1194&rd=https%3A%2F%2Flapsi.al&rp=%2F2025%2F01%2F15%2Fvideo-socialisti-dy-metra-i-gjate-qe-i-ulet-ne-gjunje-melonit%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A4142%2C%22ls%22%3A738%2C%22le%22%3A2757%7D

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko