Kontrasti/ Rrugët e Shqipërisë të zhytura në kaos, Kosova shembullore me pastrimin e dëborës

Prej më shumë se 24 orësh, e gjithë Shqipëria nga veriu në jug është e zhytur në kaos për shkak të reshjeve të dëborës.

Jo vetëm akse rurale dhe zonat e thella malore, por edhe rrugët nacionale në vendin tonë janë bllokuar për orë dhe orë të tëra kurse qytetarët e kanë të pamundur për të lëvizur me automjetet e tyre.

E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak se autoritetet e pushtetit vendor dhe lokal e kanë të pamundur për të zhbllokuar rrugët duke lënë në “mëshirë të fatit” dhe të izoluar qytetarët kryesisht në veri dhe jug-lindje të Shqipërisë, aty ku reshjet e dëborës kanë qenë më intensive.

Borëpastrueset e pakta në numër mungojnë në zonat problematike, ndërsa në shumë akse kombëtare vihet re prezenca e madhe e akullit për shkak se mungon kriposja e rrugëve.

Megjithëse një shtet i vogël, Kosova gjithmonë bëhet një shembull i mirë se si duhet të punojnë autoritetet për të zhbllokuar rrugët nga dëbora.Pavarësisht se reshjet e dëborës kanë qenë më intensive krahasuar me Shqipërinë, situata e rrugëve në vendin fqinj është shembullore dhe çdo aks është i aksesueshëm.

Siç mund ta shihni në videon më poshtë, autoritetet e Kosovës tregojnë një shembull se si duhet të pastrohen rrugët nga dëbora, ndërsa qytetarët lëvizin lirshëm me automjetet e tyre. Tre automjete të reja borëpastruese njëra pas tjetrës vijojnë njëkohësisht punën pa u ndalur duke hequr dëborën dhe njëkohësisht nga pas hedhin kripë.

Kjo është arsyeja përse në Kosovë nuk bllokohen akset nga dëbora, ndërsa në Shqipëri mungesa e atomjeteve borëpastruese kanë futur në kaos akset nacionale.

Një kontrast i madh vjen nga ‘Rruga e Kombit’ ku në territorin Shqiptar situata është kaotike pasi raportohen shumë aksidente si pasojë e mungesës së borëpastrueseve.

Në të njëjtën rrugë në territorin e Kosovës situata është krejt tjetër pasi autoritetet ndodhen në terren duke zhbllokuar në mënyrë shembullore aksin që lidh dy shtetet.

https://streamable.com/e/i12joe?

Etiketa: Deborekaoskosove

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko