Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen në Vlorë ku mëngjesin e sotëm një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë iu vendos eksploziv.
Bëhet e ditur se lokali ishte hapur vetëm pak ditë më parë pasi kishte qenë i mbyllur për një kohë të gjatë. Sipas burimeve nga policia eksplozivi ka qenë me fitil dhe autori dyshohet se ka qenë i maskuar.