Blushi publikon dokumentin: Vjedhja me Inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emrin Erjon Veliaj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka komentuar operacionin e sotëm hetimor në banesat e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe familjarëve të tij, gruas Ajola Xoxa dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj.

Përmes rrjeteve sociale, teksa publikon dhe dokumentin përkatës, Blushi thotë se krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emër dhe mbiemër, dhe ai është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emër dhe mbiemër: Erion Veliaj.Mjafton kjo firmë e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj kryevepre korruptive, pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal, për ta arrestuar Erion Veliaj.Ka 7 vite që kjo Mega-Firmë ulëret duke treguar “ujkun” (pronarin faktik të inceneratorit fantazmë), ndërsa SPAK kërkon gjurmët e “Harabelit”. Kush beson se SPAK po bën drejtësi, GABON!”, thekson Tedi Blushi.

Blushi publikon dokumentin: Vjedhja me Inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emrin Erjon Veliaj

Fatura më të larta uji për Shkodrën/

Blushi publikon dokumentin: Vjedhja me Inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emrin Erjon Veliaj

Shqipëri-Kosovë, akulli që nuk po shkrin

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko