Hetimet ndaj Veliajt, të vonuara’/ Alimehmeti: I jep kohë për të abuzuar me financat e Bashkisë së Tiranës!

Anëtari i PD në Këshillin të Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti e ka cilësuar të vonuar, aksionin e ndërmarrë këtë të premte të agjentëve të BKH-së në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bizneset e familjarëve të tij.

Në një intervistë për Syri Tv, përmes një lidhje skype, Alimehmeti tha se hetimet ndaj aferës së incineratorit të Tiranës, për të cilën SPAK ka nisur procedim penal ndaj Veliajt, është i vonuar në kohë.Sipas Alimehmetit, duke qenë se provat ndaj Veliajt janë të qarta dhe të ditura publikisht, vonesa sjell abuzime me financat e Bashkisë së Tiranës nga ana e kryebashkiakut. Për Alimehmetin, është e pamundur që edhe në aferën 5D, vartësit e tij, t’i kenë bërë shkeljet pa dijeninë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Alimehmetit, paratë që kanë shkuar për llogari të Veliajt dhe ortakëve të tij, janë sigururar nga taksapaguesit e kryeqytetit, për shkak se gjatë 10-mujorit të këtij viti, Bashkia e Tiranës ka një sufiçit të lartë, si pasojë e moskryerjes së investimeve.

Afera e incineratorëve është e vonuar, është i vonuar në kohë, pasi provat ndaj tij janë të mëdha, të qarta dhe të bëra publike. Kjo vonesë në kohë, bën të mundur të abuzojë me financat në Bashkinë e Tiranës, duke mos i kthyer në shërbime por për loogari të ortakëve të tij dhe vartësve. Ka 3 procedime penale ndaj Veliajt, incineratorët, 5 D, hetimi pasuror.

S’ka mundësi t’i kenë bërë pa ombrellën e bashkisë, nën urdhërin dhe vizionin e kryetarit të bashkisë. Ditën kur u shkarkuar kreu i KLP, pasdite nis hetimi pasuror i Veliajt dhe familjarëve të tij.

Kemi 3 çështje e ka shumë të tjera. Do dalin në sipërfaqe gjëra të tjera, është një hap përpara, i vonuar. Të bëhet sa më shumë transparencë në këshillin bashkiak, por ai i ndërpret, krijon skenare etj…

Lidhur me dokumentacionet, personat që duan  të fshehin, s’i bëjnë disponibël e s’i japin. S’jepen procesverbalet se për çfarë u votua dhe a kishte vota të mjaftueshme. Kjo i jep mundësinë Veliajt të zhvasë paratë e taksapaguesve në favor të xhepave të tij. Mund të ndërhyjë dhe Kryeministri që ky person të mos bëjë dëm edhe më shumë.

Ne si PD do kemi takime me qytetarët që ne t’i paraqesim si amendamnet ne buxhetin e vitit të ardhshëm, të kësaj bashkie. Taksat rriten, sivjet janë realizuar për 10 mujorin, kanë qenë në sufiçit. Vetëm 27% e planit të investimeve është realizuar, ku shkojnë këto para që mblidhen nga taksat? Sjellje e Veliajt dhe këshiltarëve që meritojnë këto buxhete, që taksat rriten në sufiçite dhe investimet nuk shkojnë ku duhet. Si dalin skemat që financojnë incineratorët dhe 5D, nga këtu dalin paratë, thjesht i bllokojnë dhe ndalin.

Hetimet ndaj Veliajt, të vonuara’/ Alimehmeti: I jep kohë për të abuzuar me financat e Bashkisë së Tiranës!

Mashtrimi me ‘Call Center’/ GJKKO dënon me

Hetimet ndaj Veliajt, të vonuara’/ Alimehmeti: I jep kohë për të abuzuar me financat e Bashkisë së Tiranës!

Rezoluta e tretë/ IDU në Washington: Të

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko