Shefi i Eurojust: Kemi 14 skuadra hetimi për grupet kriminale shqiptare

Shefi i Eurojust, Michael Schmid ka deklaruar se 14 grupe hetimi në Bashkimin Europian po punojnë në dosje të ndryshme që kanë të bëjnë me kriminalitetin shqiptar. Deklarara u bë në komisionin LIBE të Parlamentit Europian, pas interesimit të eurodeputetit finlandez, Sebastian Tynnkkynen, i cili shprehu shqetësimin për peshën që grupet kriminale shqiptare kanë në Finlandë.

“Nga pikëpamja e kriminalitetit ndërkombëtar dhe në lidhje me zgjerimin e BE, dua t’ju them se ka kriminelë shqiptarë në Finlandë, këta njerëz kryejnëShefi i Eurojust, Michael Schmid ka deklaruar se 14 grupe hetimi në Bashkimin Europian po punojnë në dosje të ndryshme që kanë të bëjnë me kriminalitetin shqiptar. Deklarara u bë në komisionin LIBE të Parlamentit Europian, pas interesimit të eurodeputetit finlandez, Sebastian Tynnkkynen, i cili shprehu shqetësimin për peshën që grupet kriminale shqiptare kanë në Finlandë.

“Nga pikëpamja e kriminalitetit ndërkombëtar dhe në lidhje me zgjerimin e BE, dua t’ju them se ka kriminelë shqiptarë në Finlandë, këta njerëz kryejnë krime në Finlandë edhe pse Shqipëria nuk është shtet anëtar i BE doja t’ju pyesja “Çfarë lloj bashkëpunimi keni apo nuk keni brenda Eurojust me vendet kandidate dhe si do të ndikojë zgjerimi në këtë aspekt në Europën Perëndimore? Si i vlerësoni ju vetë sfidat që lidhen me zgjerimin? Ç’mund të na thoni për këtë?” ishte pyetja e eurodeputetit finlandez.
Kreu i Eurojust, Michael Schmid u shpreh se niveli i bashkëpunimit me Shqipërinë ishte i kënaqshëm, madje ai përmendi faktin se me Shqipërinë janë 13 apo 14 grupe të përbashkëta hetimore, pjesa më e madhe e cilave kanë të bëjnë me prokurorët italianë. krime në Finlandë edhe pse Shqipëria nuk është shtet anëtar i BE doja t’ju pyesja “Çfarë lloj bashkëpunimi keni apo nuk keni brenda Eurojust me vendet kandidate dhe si do të ndikojë zgjerimi në këtë aspekt në Europën Perëndimore? Si i vlerësoni ju vetë sfidat që lidhen me zgjerimin? Ç’mund të na thoni për këtë?” ishte pyetja e eurodeputetit finlandez.
Kreu i Eurojust, Michael Schmid u shpreh se niveli i bashkëpunimit me Shqipërinë ishte i kënaqshëm, madje ai përmendi faktin se me Shqipërinë janë 13 apo 14 grupe të përbashkëta hetimore, pjesa më e madhe e cilave kanë të bëjnë me prokurorët italianë.

Flm për pyetjet. Janë shumë të rëndësishme. Për disa vende jo anëtare, janë gjithsej 13 besoj, ka zyra të prokurorëve nga këto vende në qendrën tonë ku ne mund t’i takojmë si kolegë të njëjtë me ata të vendeve anëtare. Mes tyre ka edhe nga vende të Ballkanit Perëndimor, ka edhe nga Shqipëria. Duhet të them se nga niveli i prokurorëve, unë shpesh u them prokurorëve të vendeve anëtare se mund të vijnë tek ne dhe të bashkëpunojnë pasi bashkëpunimi është i njëjtë me ato të vendeve anëtare. Me Shqipërinë nuk e kam numrin ekzakt, por kemi 13 apo 14 çështje hetimore ndaj në këtë drejtim mendoj se bashkëpunimi ecën mirë. Së fundmi për përmirësimin e bashkëpunimit, kemi edhe një projekt që quhet “Krimijust në Ballkanin Perëndimor” dhe ideja e këtij projekti është të prezantojë metodat dhe instrumentat që përdorim ne për të bashkëpunuar edhe për hetuesit shqiptarë që të shtojmë çështjet në hetim dhe besoj se kjo ka pasur sukses në të shkuarën” u shpreh Schmid.

Është hera e parë që nga Finlanda shprehet shqetësim për grupet kriminale shqiptare. Deri më sot, ndikimi i krimit shqiptar në Vendet e Ulta ishte përmendur nga autoritet holandeze, kryesisht për përfshirjen e tyre në trafikun e drogës.

Shefi i Eurojust: Kemi 14 skuadra hetimi për grupet kriminale shqiptare

Zhupa: Arsimi është kthyer në çerdhe të

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko