Falje gjobave?! Reagon Salianji: Në fakt, nuk po falet asgje

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar nga qelia lidhur me projektligjin e propozuar sot nga PS në Kuvend për faljen e gjobave. Salianji thotë se është e qartë për cilindo që administrata publike dhe më të dalluarit si shërbëtorë, ata të vijës së parë, instektoriatet shtetërore, përdoren si kamxhikë personalë nga kryeministri Edi Rama në çdo zonë. Ai shton se ata janë taksidarët e Ramës që kërcënojnë e gjobisin biznese sidomos ata të ndërtimit.

Salianji thotë se falja duhet të jetë e plotë dhe e shumëanshme. Sipas tij, në fakt, nuk po falet asgje, pasi është thjeshtë rikthimi në ligjshmëri pasi kanë mbajtur kostot e përballjes së padrejtë me shtetin e nuk gjejnë dot drejtësi askund. Salianji thotë se një propozim i plotë për falje do të ishte ajo që do rivendoste në vend të drejtën

Falje e plotë dhe e gjithanshme për çdo gjobë të padrejtë!

Është e qartë për cilindo që administrata publike dhe më të dalluarit si shërbëtorë, ata të vijës së parë, instektoriatet shtetërore, përdoren si kamxhikë personalë nga Edi Rama dhe servil-vartësit e tij në çdo zonë. Janë taksidarët e Ramës që kërcënojnë e gjobisin biznese, janë inspektorët e llojllojshem po sidomos të ndërtimit që sulen si macet e egra në gjah, shkojnë marrin ryshfete para se të mberrijë muratori që do ndërtojë avllitë, kasollet, magazinat, suvatimet apo çatitē nëpër lagje e fshatra.

Janë lloj e soj nepunesish që bejne be për Edi Ramen, të cilet e nisin ditën me një plan të qartë biznesi, sa do marrin për vete e sa do dergojnë lart te shefi, gjithnjë duke zbatuar në të njejten kohë dhe vijen e partisë për të trembur e shtypur qytetarët.

Këta laro janë agresive dhe janë neveria e çdo qytetari, biznesi apo familje. Gjahu i preferuar janë të pambrojturit dhe veçanerisht opozitarët, ata që “nuk na votojnë”. Këta fundosen me kërcënime, gjobiten, burgosen! Ata të pushtetit përkëdhelen, dhe lejohen të ndërtojnë kate pa leje dhe në mes të Tiranës e më pas qeveria kujdeset që t’i legalizojë me akte normative. Pra keta tanet, ta gezojnë deri në fund shkeljen e ligjit, është fliozofia e taksidareve dhe shefave të tyre.

Nisur nga premisa e vertetuar tashmë, se kjo kategori gjobit për motive të mitmarrjes ose te goditjes politike, Partia Demokratike duhet të propozojë faljen e gjithe gjobave që burojnë nga ky arbitraritet dhe kthimin e parave cilitdo qytetar që i jane marre padrejtesisht. Të falen dhe gjobat e tatimeve, doganave, IKMT, kamatat e energjisë elektrike, etj.

Falja duhet te jete e plote dhe e shumëanshme. Në fakt, nuk po falet asgje, është thjeshtë rikthimi në ligjshmeri pasi kanë mbajtur kostot e perballjes se padrejte me shtetin e nuk gjejne dot drejtësi askund. Ndaj, një propozim i plotë për falje do të ishte ajo që do rivendoste ne vend të drejten. Ky është sugjerimi im për koleget dhe propozimi im si amendament për projektin hileqar te qeverise, të shkruar sot me nxitim në kthinat e Kuvendit.

Falje gjobave?! Reagon Salianji: Në fakt, nuk po falet asgje

Çmendet” qeveria, do të ndërtojë park 1

Falje gjobave?! Reagon Salianji: Në fakt, nuk po falet asgje

Luli nuk gjeti dot as 61 emra

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko