Pse nuk ka Zëdhënës SPAK?

Nga Ylli Dylgjeri

Zëdhënësi i prokurorisë publike të Antwerp, në Belgjikë, Kristof Aerts, në një deklaratë për mediat tha se gjatë javës së kaluar u kryen 5 kontrolle dhe në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi i gjashtë personave shqiptarë, nga 22 deri në 57-vjeç. Zbulohen strategjia dhe teknikat e trafikimit të grupit. Aktiviteti afër portit, ku vinte edhe droga nga Amerika e Jugut etj..

Pra Prokuroria Publike e Antwerb ka një zëdhënës, ka një autoritet, ka një emër, ka një komunikim ka një Mardhënie Publike.

Pse ska një të tillë SPAK – ndeshemi me pyetjet në shtyp, apo: Kujt po ja hap letrat Dumani?

Të gjithë vendet demokratike në Europë e kudo, kanë një zëdhënës, ka një zyrë, që komunikon me shtypin e publikun. Nuk di se çtrajnime i kanë bërë insitucionet amerikane kësaj strukture inteligjente kur nuk i kanë hapur një dritare komunikimi. Zëdhënës ka dhe FBI, CIA, etj, e të gjitha institucionet që mbahen me taksa publike.

Po SPAK-u shqiptar a ka zëdhënës? Kë ka? Apo nuk ka sepse çdo porosi merret nga Zyrat e Larta të politikës dhe nuk i kanë lënë kompetecat zëdhënjes së Institucionit?
Nëse është kështu, ky është abuzim.

Deri më sot nuk e njohim një të tillë. Nuk kemi parë një folëse, një mikrofon, që të dalë e të komunikojë për proçeset hetimore, ndalimet, detyrim paraqitje, arrestimet apo masat që merr një institucion hetimi. Njohim vetëm Njoftime. Edhe këto i mësojmë vetëm nga shtypi, apo “zotësia” e disa gazetaruqëve tellallë që rrinë në oborrin e SPAK, apo të tjerë që sot janë nën masa sigurie. Gjithshka mbyllet nën okelon “Sekret hetimor”. Kjo mbyllje hermetike tregon se sa larg te qënit publik, civil, është ky institucion.

Deri më sot kemi dëgjuar 2-3 dalje te zotit Altin Dumanit në folësen e Kuvendit apo konferenca të tjera të drejtësisë. Pra gjithshka në centralizim të rreptë.

Mungesat e Zëdhënësit në këtë Institucion jo vetëm është mungesë serioziteti por kanë sjellë “rrjedhje të fshehta informacioni” tek gazetaret e medias nga Prokuroret sipas interesave politike, klienteliste, dhe diversioniste të politikës së ditës. Kjo ka sjellë perzgjedhjen e disa lajmeve, apo përzgjedhje të gazetarëve që do tu ndahet lajmi, që në mjaft raste janë në shërbim apo rekrutim të institucionit të SPAK me një shkelje syri. Ky veprim në kohët që jetojmë konsiderohet një skandal. Informacion për publikun japin edhe FBI apo CIA në SHBA. Ta mbushin barkun me sallatë apo me mish zëdhënësit e tyre, kjo është pastaj në politikat e institucionit, por publiku njihet me ngjarjet.

Operacionet dhe objektivat e agjencisë shpesh mbulohen me fshehtësi, duke kontribuar në një mistikë që ka qenë subjekt i filmave, librave dhe teorive të panumërta konspirative. Megjithatë, në thelbin e saj, misioni i CIA-s është të mbledhë, analizojë dhe ofrojë inteligjencë të huaj për të ndihmuar liderët e vendit të marrin vendime të informuara.

Por edhe kështu si vepron SPAK- në Shqipëri është e pa pranueshme. Kjo të kujton punët hermetike të ish Sigurimit të Shtetit, që vetëm pasi kishte përfunduar çdo hetim mësoje daljen me pranga në gjygj të autorit.

Zotërinj drejtues të SPAK!

Eshtë koha të njohim e të komunikojmë me zëdhënësit Tuaj, me Drejtorinë e Mardhënjeve me Publikun. Çdo vonesë është primitivizëm, paaftësi, dhe shërbim më i mirë që i bëni regjimit të korruptuar ku siç tha dhe Dumani dje: Çdo ngjarje kriminale ka politikanë brënda.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko