Buxheti 2025/ Kërkuan fonde shtesë për arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin rural, rrëzohen amendamentet e PL

Janë rrëzuar të gjitha amendamentet e propozuara në Kuvend nga Partia e Lirisë, e përfaqësuar nga Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili.

Deputetët kishin kërkuar fonde shtesë për arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin rural, shkruan A2 CNN.

Në total ishin 10 amendamente të propozuara nga PL. Marrë në tërësi, të gjitha amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, përfshirë grupimin “Djathtas 1912” dhe Partinë e Lirisë, u rrëzuan nga “kartonat e kuq” të mazhorancës.

Kujtojmë se ditën e sotme në Kuvend po diskutohej për buxhetin e vitit 2025. PS pretendon se buxheti prej 8.2 miliardë euro i vitit 2025 është më i madhi që ka parë Shqipëria.

Por opozita nga ana tjetër e ka kundërshtuar ashpër këtë projektbuxhet, me pretendimin se shpërndarja e tij te grupet e interesit nuk është e drejtë.

Buxheti 2025/ Kërkuan fonde shtesë për arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin rural, rrëzohen amendamentet e PL

Buxheti’ fut në kaos Korenë e Jugut,

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko