Berisha: Pëllumb Salillari bën ligjin në Tiranë!

Lideri i opozitës Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari i cili denoncon biznesmeni Pëllumb Salillari, i cili sipas denoncimit ka ndërtuar 2500 m² pa leje pranë Kopshtit Zoologjik, duke rrezikuar seriozisht strukturat e pallateve përreth, gjithashtu duke përvetësuar 1500 m² nga territori i Kopshtit Zoologjik, me dijeninë dhe mbështetjen e Bashkisë Tiranë.Në denoncim theksohet se prokuroria ka mbajtur përgjegjës administratorin e firmës për shkeljet, duke shpëtuar vetë pronarin nga ndjekja penale

Sipas qytetarit, Salillari ka falsifikuar dokumente dhe ka ndërtuar shtesa të paligjshme pa shpërblim për pronarët e ligjshëm.

Përveç ndërtimeve pa leje, qytetari pohon se Salillari ka ndërhyrë ilegalisht në rrjetin elektrik dhe ka përvetësuar ambiente të përbashkëta.  Banorët e zonës kanë ngritur vazhdimisht shqetësime, por institucionet shtetërore kanë heshtur.

Në fund, qytetari akuzon kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për bashkëpunim me Salillarin dhe mbrojtjen e tij në këmbim të financimeve elektorale.

POSTIMI I BERISHËS:

Pëllumb Salillari bën ligjin në Tiranë!

Ai ka bërë 2500 m2 ndërtime pa leje. Ka marrë 1500 m2 tokë nga Kopështi Zoologjik.

Pas bllokimit të ndërtimit pa leje, arrin t’i zhbllokojë, sepse Lali Vjedhësi e ka në xhep.

Prokuroria Felaj mban përgjegjës administratorin sepse, sipas tij, Salillari nuk ka patur dijeni.

Pallatet e banorëve kërcënohen nga dëmtimet në themele: shteti i ryshfetit e mbron shkeljen e rëndë të ligjit.

LEXONI MESAZHIN DHE SHIKONI FOTOT E QYTETARIT DIXHITAL

Pershendetje Doktor!

Uroj te jeni mire familjarisht.

Po ju dergoj disa foto e video, se cfare po ndodh ketu tek kopshti zoologjik nga oligarku salillari.

Berisha: Pëllumb Salillari bën ligjin në Tiranë!

Afera” e koncesionit në Portin e Durrësit/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko