Raporti: Diversifikimi dhe potenciali i erës do ta bënin TEC-in e Vlorës jo ekonomik

0
203

Raporti përmbledhës për klimën i Bankës Botërore prezantuar së fundmi sjell në vëmendje se ambiciet për emetimet neto zero që po udhëheqin politikat e investimeve në sektorin energjetik mund të kenë dinamikë interesante për Shqipërinë.

Sipas këtij të fundit, parashtruar në dy skenarë, zhvillimet në treg do të ishin të ndryshme dhe faktori i energjisë nga burime si era do të luante një rol domethënës.

Një situatë si kjo duket se do të nxirrte jashtë loje gazin pasi burimet e tjera në aspektin e konkurrueshmërisë së kostos do të ishin më të përshtatshme.

“Përshpejtimi i tranzicionit të energjisë për të arritur emetimet neto zero në të gjithë ekonominë në Shqipëri deri në vitin 2050 është i realizueshëm, por do të kërkojë transformim rrënjësor dhe veprim vendimtar.

Një analizë e modelimit të sistemit energjetik u krye si pjesë e Raportit të Klimës dhe Zhvillimit të Vendit të Ballkanit Perëndimor (ÇDR) për të vlerësuar rrugët sektoriale të dekarbonizimit për këto vende.

Në skenarin e referencës (RS)2 pa një ambicie zero-neto, emetimet do të rriteshin deri në vitin 2050, me mbështetje më të madhe në gazin natyror, energjinë diellore dhe të erës për shkak të konkurrencës së tyre me koston.

Me një ambicie zero neto për Shqipërinë, energjia e hidrocentraleve, era, dielli dhe biomasa plotësuar me kapjen dhe ruajtjen e karbonit (ÇS), do të ishin burimet kryesore të energjisë elektrike në Shqipëri, dhe në terma afatgjatë për gazin nuk do të kishte ndonjë rol” thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se era do të kapërcejë hidrocentralet si burimi kryesor i energjisë elektrike falë potencialit tërheqës që era paraqet në tokë, ndërsa hidrocentralet do të përdoreshin për të balancuar ndërprerjet e përkohshme të burimeve të diellit dhe erës.

Sipas Bankës ky diversifikim i prodhimit të energjisë elektrike, i cili aktualisht mbështetet shumë tek hidroenergjia, do të përmirësonte fleksibilitetin dhe elasticitetin e sistemit aktual. Termocentrali i Vlorës do të mbetej produktiv në afat të mesëm, por funksionimi i tij do të bëhej joekonomik pas vitit 2030.

“Arritja emetimeve neto zero deri në vitin 2050 do të kërkonte gjithashtu përmirësime të rëndësishme të efikasitetit të energjisë dhe elektrifikim në të gjithë ekonominë, veçanërisht në sektorët e transportit dhe ngrohjes” thuhet në raport.

Plani për gazin dhe TEC Vlorën

Por teksa gazi mund të ishte jo ekonomik kur lidhet me projektin e TEC Vlorës, Shqipëria ka disa projekte të lidhura me këtë fushë. Në vitin 2022 qeveria deklaroi se do të punonte në drejtim të vendosjes në funksion e TEC-it të Vlorës me gaz, si dhe ndërtimin e portit të lundrueshëm, dy projekte për të cilat ka një bashkëpunim me me dy kompanitë amerikane, Exxon Mobile dhe Excelerate Power.

TEC Vlora u ndërtua në vitin 2010 me një kredi të dhënë nga Banka Botërore si një burim energjie emergjence por përveç kostos së lartë të prodhimit të energjisë që kushtëzonte prodhimin ky impiant mbeti peng i një defekti në sistemin e ftohjes./Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here