Partia e Lirisë dhe deputetët të saj janë penguar nga Garda e Republikës për të kryer homazhe për 80-vjetorin e Çlirimit te Varrezat e Dëshmorëve.
Teksa kanë vendosur kurora me lule në memorialin ‘Nënë Shqipëri’, përfaqësuesit e PL janë ndeshur me rezistencën e Gardës për të mos i lejuar të kryenin homazhe.Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi.
Sipas Blushit, Garda ndërhyri me urdhër nga Rama për të penguar ceremoninë e PL në Varrezat e Dëshmorëve.
Për fat të keq në fillim të cermonisë patëm përplasje me Gardën e Republikës, që kishin marrë urdhër për të penguar këtë datë të shënuar në historinë e vendit tonë, një përpjekje e cila tregon një tentativë të Edi Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike, ndoshta dhe për të dhënë me koncension edhe Varrezat e Dëshmorëve. Por ne arritëm të kryenim vizitën pasi askush nuk mund ta pengojë këtë datë për të nderuar gjakun e derdhur për çlirimin e atdheut.