Kryeministri i shqetësuar për rezolutën e PPE, Bylykbashi flet për letrën që Rama i dërgoi Weberit

0
196

Deputeti i Partisë, Demokratike Oerd Bylykbashi tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryeministri Edi Rama është i shqetësuar për rezolutën e miratuat nga PPE për Shqipërinë ku ngrihet shqetësimi për “persekutimin politik të liderëve të opozitës”.

Ai tha se, kryeministri i ka shkruar një letër kreut të PPE që të mos e miratojë atë rezolutë, por ajo u votua në unanimitet 1 javë më parë.

“Rezoluta e PPE ka diçka të fortë, shpreh shqetësimin në lidhje me persekutimet politike të liderëve të opozitës që përballen me kufizime të motivuara politikisht. E dini ju që Rama është shqetësuar shumë për draftin? I ka çuar letër presidentit të PPE, Weber, që të merret me këtë rezolutë, se ajo nuk mund të miratohet pasi Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshme. Të premten ja ktheu mbrapsht me votë unanime. Ai i kërkoi presidentit të PPE ta shqyrtojë këtë çështje, por drafti u miratua në unanimitet”, tha Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here