Ingrata patria, ne ossa quidem mea habes’

0
251
Nga Gent Strazimiri 

“Ingrata patria, ne ossa quidem mea habes”

Scipione L’Africano

—————–

Fotot ngjitur me “Aktin e Shpalljes së Pavarësisë” i përkasin zotnijve, firmëtarëve të tij, atyre që çdo vend njerëzish Hu quhen “baballarët e kombit”!

Në asnjë libër shkollash nuk mësohen emrat, historitë, e tyre.

Ato firma në atë dokument edhe sot pas 112 vitesh nuk kanë fytyra…

Historia e tyre mund të shkruhet me një fjali:

* ata që i gjeti gjallë 29 nëntori 1944 përfunduan të pushkatuar, vdekur në burg, ose në mërgim si “tradhtarë të kombit”…

Gjithsesi, të gjithë pa varr në atdhe!

Kjo, jo për shkak të pushtuesit por të… “çlirimtarëve”…

Këtë thotë historia!

Edhe ndonjë prej tyre që ia sollën eshtrat po ata që ende e damkosin si “tradhtar”, ia përdhosin varrin një ditë po, një ditë jo…

Ndërsa secili prej kriminelëve, të shiturve sipas radhës tek Tito, Stalini e deri tek Mao Ce Duni, janë emra rrugësh e shkollash e nderohen në çdo 29 nëntor…

Ata e bënë Shqipërinë, 112 vjet më parë, me nga një firmë në një copë letër, por nuk mundën dot të bëjnë shqiptarët…

Këtu e 2000 e ca vjet më parë, një prej gjeneralëve më në zë të Romës së lashtë, Scipione l’Africano, tek largohej i zhgënjyer përfundimisht nga atdheu i tij diku drejt Spanjës, e la me gojë që mbi varr, donte si epitaf:

“Atdhe mosmirënjohës, as eshtrat e mia nuk i meriton”!

Do të ishte mirë ta shkruanim edhe ne në shenjë pendese mbi secilin prej atyre varreve… po s’kemi se ku…

Prandaj nuk bëhemi megjithëse Shqipëria ka 112 vjet që është bërë!!!!

Ndjesë mos paçim!

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here