Blushi: Për Kukësin dhe Shqipërinë ky do të jetë dimri i fundit i Narko-regjimit

0
140

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se “pë Kukësin dhe Shqipërinë ky do të jetë “Dimri i Fundit” në atë që e cilëson si një narko-regjim.

Blushi: Shumë i lumtur, që në Ditën e Çlirimit, të takoja sot në Kukësin fisnik, drejtuesit e mrekullueshëm, qëndrestarë dhe patriotë të strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë në të gjithë Qarkun. Mirënjohje me përulje për të gjitha sakrificat dhe angazhimin e palodhur të tyre si edhe të çdo anëtari të Partisë së Lirisë në Kukës, Tropojë e Has, për zgjerimin tonë të pandalshëm dhe për vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona madhore për 4 milion shqiptarë plus.Edhe pse në një ditë feste, Kukësi ishte sot si përherë pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm, me rrugë të bllokuara nga moti i keq, me infrastrukturë të amortizuar, totalisht i braktisur dhe në harresë nga pushteti qendror e lokal i “Rilindjes” që si fokus të vetëm ka zhvatjet e përbindshme të taksave dhe jo shërbimin me dinjitet ndaj qytetarëve.Ndamë bindjen se vetëm përshkallëzimi i aksionin tonë opozitar, protestat e fuqishme, mosbindja civile dhe takimet derë më derë në çdo shtëpi, në çdo lagje të Kukësit, Tropojës e Hasit dhe në çdo fshat të këtij Qarku do t’i shkurtojë ditët Narkoshtetit që e ka shpopulluar dramatikisht dhe ka varfëruar në ekstrem këtë trevë patriotike, simbol të qëndresës e vlerave kombëtare dhe me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim. Një falenderim të veçantë për Kryetarin e Partisë së Kukësit, Z. Halim Peca, për mikpritjen, kujdesin e dëshmuar për organizimin e këtij takimi dhe për kontributet e vyera ndër vite për fuqizimin e strukturave tona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here