Pensionistët nuk paguajnë dot as ilaçet, e jo më të te paguajnë gjobën 30% te administrimit te pallatit!

Reagimi Nga Petrit Vasili 

Pensionistët nuk paguajnë dot as ilaçet, e jo më të te paguajnë gjobën 30% te administrimit te pallatit!

Eshte e pandalshme babëzia e shfrenuar e Rames dhe qeverise për të zhvatur qytetarët dhe pensionistët veçanërisht.

Qeveria ka bërë gati projektligjin ku parashikon gjobë 30% në muaj për qytetarët, që nuk paguajne në kohë tarifen e administrimit të pallateve.

Thënë thjesht pensionistet që në qytet marrin mesatarisht 160 mije lek të vjetra duhet të paguajnë energjinë elektrike, ujin me cmim të rritur 40%, telefonin, ilaçet, ushqimet, taksat e tarifat e Bashkise si dhe duhet te paguajnë tarifën e administrimit te pallatit, tashmë ju shtohet edhe gjoba 30% për vonesën në pagesën e tarifës së administrimit të pallateve.

Po si nuk ka turp kjo qeveri, që kryen çdo dite nje vrasje sociale të tillë duke ngarkuar me gjoba e tarifa pensionistët.

Po pensionistët nuk blejnë dot as ilaçet dhe as nuk ushqehen dot si duhet, tani na u dashka te paguajnē edhe 30% gjobë po u vonuan në pagesën e tarifës së administrimit tē pallateve, që as atë pensionistët nuk e paguajnë dot.

Po ç’do japin pensionistët shpirtin?

Se asnjë mundësi financiare nuk kanë pensionistët.

Ne vend se Qeveria te mendojë lehtësira dhe mbështetje financiare shtesë per pensionistet që jetojnë në mjerim të vërtetë, përkundrazi Rama dhe qeveria miratojnë ligje dhe gjoba për tu zhvatur edhe lekun e fundit.

Vertet qeveri maskarenjsh!

Pensionistët nuk paguajnë dot as ilaçet, e jo më të te paguajnë gjobën 30% te administrimit te pallatit!

Kur do flasim”?, si metodë për të

Pensionistët nuk paguajnë dot as ilaçet, e jo më të te paguajnë gjobën 30% te administrimit te pallatit!

Buxheti 2025 varferon me shum qytetaret/ 11

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko