Berisha: Beleri u burgos nga Edi Rama vetëm pse refuzoi të kandidonte për PS-në

0
161

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë deklaratën e befasishme për eurodeputetin Fredi Beleri, ku tha se ai është burgosur nga Rama, vetëm pse refuzoi të kandidonte nën logon e PS.

Gjatë fjalës së tij në takimin me bashkëatdhetarët në Greqi me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, Berisha u shpreh se Rama e ftoi Belerin në kryeministri për t’i ofruar kandidimin në zgjedhjet e kaluara vendore nën siglën e partisë së tij.

“Qëndrimi tjetër ndaj Fredi Belerit.

Tani, ju jetoni aty. Jetoni në vendin tuaj.

Ju çdo ditë përpiqeni të sanksiononi të drejtat politike dhe jo vetëm ekonomike dhe kjo është shumë normale.

Sot, në hapësirën evropiane dhe jo vetëm në BE, ju shikoni se si Britania e Madhe kishte një kryeministër indiano-afrikan.

Dhe zotëria filloi betejën me Fredi Belerin.

Çfarë ishte beteja me Fredi Belerin?

Ua them unë ju që ta dini të gjithë.

Absolutisht për refuzimin e Belerit për të kandiduar për PS-në. E thirri në kryeministri, jo, tha ai, jam i djathtë, nuk pranoj të kandidoj për ty.

Dhe filloi beteja. Krijoi një sherr, një grindje në të cilën Shqipëria absolutisht nuk kishte të drejtë, përveçse përdori gjykatën për procese të mirëfillta politike kundër tij dhe dëshmitarë të rremë, dëshmitarë të paguar për të gënjyer në procesin e tij.

Dalim prapë tek diktatura pa parime, pa rregulla, pa ligje.

Interesat mafioze të Edi Ramës për brigjet e Himarës mbizotëronin mbi të gjitha interesat e tjera të qytetarëve të Himarës, të marrëdhënieve me fqinjët, etj.”, tha Berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here