Bandat” e Elbasanit e qeverisë, borxh dhe falenderime për Zaganin, Pepkolën, Nuhun..

0
244

Nga Basir ÇOLLAKU

“Bandat” e Elbasanit e qeverisë, borxh dhe falenderime për Zaganin, Pepkolën, Nuhun..

Shkëlqim Pepkola dhe Emiljano Nuhu dy oficerë policie ekselentë, të përkushtuar, sakrifikues, kanë qenë kallëzues publikë dhe janë përballur me bandën e Suel Çelës e ndikimin e Taulan Ballës dhe ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Emiljano ndër të tjera denoncoi telefonatën e Suel Çelës me Taulant Ballën pas zgjedhjeve të vitit 2017 ku deputetit i kërkohej llogari për premtimet e heqjes së 11 oficerëve të policisë të. Drejtorisë Vendore, ose të ktheheshin pas 3 milionë eurot e hedhur në fushatë.

Shkëlqimi si drejtues policie mes mjaft punëve arrestoi i vetëm Sokol Sanxhaktarin pjesë e grupit të Çelës. Ndonëse dhëndërri i bashkiakut ishte i armatosur dhe Pepkolën e braktisën forcat e ndërhyrjes së shpejtë kur ai kërkoi përforcime.

Kërkesa për sekuestro pasurish sërish përfundoi në mekjen anemike të SPAK.

Të dy oficerët u kanosën familjarisht

U larguan nga vendi,

Bandat qëndruan!

Sot partnerët me këmbënguljen e tyre sollën dosjet rikthyen hetimet dhe nisën arrestimet.

Po të kishim vlerësuar oficerët Shkëlqim dhe Emiljano e shumë të tjerë sakrifikues do kishim më pak banda. Po t’i kishim besuar e mbështetur Tan Zaganin, në vitin 2015, kur donin ta vrisnin se denoncoi, do të kishim më pak qeveritarë ministra e kryeministra trafikantë. Ne i kemi heronjtë në organizatën e policisë. Janë të shumtë. Por drejtësia u ktheu kurrizin. E vjetra dhe e reja…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here