Krimi mes poezisë dhe prozës

0
83

Nga Lutfi Dervishi

Me situatën e krimit çdo ditë e më tepër po i ngjajmë borgjezit fisnik të Molierit që u gëzua shumë kur mësoi se çfarë ishte proza!
– Prozë? Po unë proz kam folur gjithë jetën!

Ashtu si “borgjezi”, kemi ngatërruar normalitetin me artin e të nxënit.

Kur sheh titujt e lajmeve që ngatërrojnë romanet me raportet policore, e kupton se krimi nuk është më një rast i izoluar, por një prozë e përditshme, një formë e zakonshme komunikimi, një mënyrë jetese.

Ç’u bë sot? – Një vrasje këtu, tre atje, …

Flasim për krimin, si të flasim për motin.

Krimi nuk është më ngjarje tragjike; Mënyra si flasim dhe si reagojmë ndaj tij është një poezi e nivelit të lartë.

Krimi është burim frymëzimi, është një arsye më shumë për të ndihmuar Netflix dhe Hollywood me skenare filmash, është ushqimi i perditshem i ekraneve, është tema e parë dhe e fundit e debatit në kafene është motiv për të ecur më shpejt drejt greminës

Nuk është çështja se krimi ka hyrë në shoqëri, por se shoqëria jonë ka hyrë në prozën e krimit. Dhe, si borgjezi fisnik, nuk ka se so të mos ndjehemi të gëzuar: E ku ka më mirë se të jetosh mes poezisë dhe prozës?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here