Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Mësohet se, ai është thirrur në prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshmi në lidhje me skandalin e drejtorëve të bashkisë së Tiranës ‘5D’, të cilët janë vënë në pranga para 1 viti.Këlliçi pritet të japë dëshminë dhe faktet e tij në lidhje me denoncimin e ‘5D’, pasi gjatë kësaj kohe janë paraqitur dokumente të reja.
Anëtari i kryesisë së PD-së pas daljes nga SPAk theksoi se ka dëshmuar për skandalin e vkjedhjeve ne Bashkine e Tiranës, si dhe do të dorëzojë materiale të reja në ndihmë të këtyre hetimeve.
Një mëngjes krejt i zakonshëm në vijim të punës 13 mujore lidhur me vjedhjen galopante në Bashkinë e Tiranës.
Sot isha për të dhënë dëshminë lidhur me aferën me skemën “5D”, do të vazhdojmë me akuzat tona dhe nuk do të ndalemi për asnjë sekondë”, tha ai.