14 milionë dollarë për “çunat e Londrës” për votën e 2021, sot nuk mjaftuan as për hapjen e fushatës qeveritare 2025

Nga Alba KEPI

Çunat e gocat e bllokut përshëndetën këtë mbrëmje “Çunat e Londrês” me premtimin se për votën e 2025 do ndërtojnë në Kukês Portin më të Madh të Ballkanit me Projektin strategjik;
“Deti artificial-Gomonet e Veriut”.

“Zayed-Flatrat e Veriut”, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit nuk mundi dot të cojë çunat e gocat e Bllokut, tek çunat e Londrës.

14 milionë dollarë të investuara për të kënaqur “çunat e Londrës” me votën e 2021, sot nuk mjaftuan as për hapjen e fushatës qeveritare 2025.

Aeroporti Zayed ashtu sic u inaugurua me një udhëtim fantazëm militantësh është simboli i premtimeve socialiste; maskë jashtë e pavlerë brenda.

14 milionë dollarë dhuratë për çunat e Londrës, tash prej 2 vitesh është një hangar i madh parkimi, e i pafunksionueshëm.

14 milionë dollarë vepër publike investim i huaj mund të zgjidhnin hallin e qindra pacientëve onkologjikë apo të sëmurëve patologjikë nga Veriu që për të marrë kurimin e detyrueshëm u duhet të mbêrrijnë cdo ditë në Tiranë.

Janë jo pak, 14 milionë dollarë e mund të ndërtohej një spital i mirë.

Zayed- Flatrat e Veriut e la Kryeministrin Rama pa “himn” fjalimi në Londër.

I turbullt, i pasigurt, i rrëmujshëm e demagog i plotëfuqishëm, si një solist që kish humbur tekstin me shoresë tek koristët, përdori fjalë e rimë të ricikluar nga fjalimet prej një dekade.

“Sot mediat botërore shkruajnë veç mirë për Shqipërinë e shqiptarët, e jo si 19 vite më parë”, tha .

E vërteta është se nëse dikur shqiptarët akuzoheshin si korrierë droge e kontrabandistë ilegalë, sistemi socialist nën drejtim e tij i promovoi mafiozë, bosa e brocker kartelesh amerikano jugorë.

E vërteta është se gjatë e mbi 10 vite qeverisje socialiste në Parlament e Institucione shqiptare u ulën narkotrafikantë të kêrkuar nga drejtësia e botës.

Drejtësia ramiste i la të lirë, i bëri sipërmarrës suksesi, u dha një identitet të ri, pushtet ekonomik, fuqinë PPP e pushtet politik.

E vërteta është se mbi 10 vitet e fundit mediat ndêrkombëtare mbushën faqe e kronika me ngjarje e fakte makinash ministrash që i shërbenin Cosa Mostra, për ministra në kërkim, familjarë, fëmijë, vëllezër, bashkëshortë/e o ish bashkëshortë/e shefash e drejtorësh, kryebashkiakë e funksionarë me probleme me drejtësinë, me afera korruptive tendarash për klane e kartela mafiesh të huaja, për kulla kokaine e gomone me emigrantë që shpopullojnë Shqipërinë.

E vërteta është se radarë të fikur e kufij të pasigurta nën menaxhimin ramist, u bënë e sollën propagandën më të keqe për Shqipërinë e shqiptarët.

“Ata 30 vetë të keqkuptuar” i quajti emigrantët që jashtë e brenda sallës e shpartalluan totalisht në atë c’ka mendonte se e kish të paprekshme; imazhin “globalist”.

Qofshin 3, 30 o 300… përcollën pêr Policinë britanike, sigurinë britanike, mediat e politikën britanike të vërtetën se si propaganda ramiste është faqja më gënjeshtêr e Shqipërisë.

Çunat e gocat e bllokut përshëndetën këtë mbrëmje çunat e Londrês me premtimin se për votën e 2025 do ndërtojnë në Kukês Portin më të Madh të Ballkanit.

Një sipërmarrês mik iu kish mundësuar projektin strategjik “Deti artificial” për import fruta ekzotike.

E Zayed – Flatrat e Veriut mund të jetë një parkim i mirë kontejnerash në tranzit.

14 milionë dollarë për “çunat e Londrës” për votën e 2021, sot nuk mjaftuan as për hapjen e fushatës qeveritare 2025

Ubi societas, ubi ius”/ Kronikë nga Shteti

14 milionë dollarë për “çunat e Londrës” për votën e 2021, sot nuk mjaftuan as për hapjen e fushatës qeveritare 2025

Si e përjetova unë protestën e sotme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko