Vjedhja e fondeve publike nga qeveritarët është e pakufishme! 200 milionë euro në 3 djegësa, asnjë nuk punon!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë analizës së tij në konferencë me gazetarët u shpreh se, Edi Rama dhe qeveria e tij do të shpenzojnë 430 milionë euro për investitorët strategjikë, ndërsa qytetarët shqiptar fitojnë vetëm 4 euro për turist.

“Rëndom mund të shtrohet pyetja: çfarë ndodhi, si ka mundësi që prodhimi i brendshëm bruto dyfishohet, kurse varfëria rritet nga 13 në 43 përqind.

Si ka mundësi që buxheti dyfishohet, kurse mjerimi, varfëria ekstreme, rritet nga 1.04 në 3.4 përqind?

Si ka mundësi që të mashtrohen 800 mijë pensionistë me indeksimin dhe të mos indeksohet as gjysma e rritjes së çmimeve?

Çfarë ndodh me të ardhurat e krijuara nga rritja ekonomike?

Kemi të bëjmë me një shpërndarje që shkon përmes grabitjes në masën 90 përqind në kontot bankare dhe investimet e Edi Ramës, zyrtarëve dhe qeveritarëve të tij vendorë dhe qëndrorë.

Kemi të bëjmë me dhurata që Edi Rama u bën narkotrafikantëve, investitorëve strategjikë dhe ministrave të tij investitorë strategjikë.

Rikujtoj qytetarët shqiptarë se kjo kategori e investitorëve strategjikë përfiton nga shteti rreth 430 milionë euro.

Ndërkohë është 8 vite pa taksa.

Ndërkohë nga çdo turist që vjen në këto resorte, qytetari shqiptar merr gjithsej 4 euro.

Të shpenzosh 430 milionë euro për resortet e investitorëve strategjikë, pasi u ke dhuruar atyre 6 milionë metër katrorë tokë në troje turistike, do të thotë të shfrytëzosh me egërsi qytetarët shqiptarë dhe të krijosh parajsën për një grup qeveritarësh dhe delinkuentësh që nuk ngopen kurrë.

Ekonomia rritet, buxheti dyfishohet, por në spitalet tona mungojnë ilaçet më jetike për të sëmurët.

Tragjike është se për shkak të vjedhjes së fondeve të ilaçeve, Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e QSUT janë shpallur me të drejtë si Bursa e Vdekjes.

Prodhimi i brendshëm bruto dyfishohet, por cilësia e arsimit dhe investimi për arsimin bie në mënyrë katastrofale.

E gjitha kjo sepse vidhet.

Ndaj dhe Shqipëria rrokulliset në treguesin e cilësisë në PISA me 68 pikë.

Mekanizmat e krijuara nga qeveria për të vjedhur buxhetin janë të lemerishme.

Ato konsistojnë në vjedhjen 100 përqind të fondeve të caktuara për punë publike, siç është rasti i djegësave.

Janë investuar nga taksat e shqiptarëve 200 milionë euro në 3 djegësa. Asnjë prej tyre nuk punon. I Tiranës nuk është ndërtuar fare, i Fierit nuk u vu në përdorim, kurse i Elbasanit ka funksionuar gjithsej 2 javë.

Vjedhja e fondeve publike nga qeveritarët është e pakufishme, rikujtoj se vetëm me Unazën e Tiranës, projektin e megakorrupsionit Rama-Balluku, 13 km të saj janë ndarë në 14 kontrata, në mënyrë që të gjobiten 14 kompani dhe të vidhen.

Këto janë pra shqetësimi ynë i madh për ekonominë dhe gjendjen e saj, nga e cila nuk përfitojnë qytetarët shqiptarë, por varfërohen”, tha Berisha.

Vjedhja e fondeve publike nga qeveritarët është e pakufishme! 200 milionë euro në 3 djegësa, asnjë nuk punon!

Benet Beci te jape dorheqjen/ Spahia: SPAK

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko