Trump: Zoti krijoi dy gjini, do të ç’bëj politikat mizore të Biden

0
103

Menjëherë pas fitimit të zgjedhjeve Donald Trump nuk i harron premtimet që u ka bërë amerikanëve.

Ai njofton se “do t’i kërkojë Kongresit të miratojë një projektligj që përcakton se gjinitë e vetme të njohura nga qeveria amerikane janë meshkuj dhe femra, dhe ato caktohen në lindje”. Ai duket se tregon se tranzicioni seksual do të jetë i jashtëligjshëm në SHBA.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale Trump tregon se qeveria e SHBA-ve nuk do të ketë më në krye të axhendës, siç ka ndodhur deri më sot, prioritet preferencat seksuale të njerëzve dhe axhendat e ndryshimit të gjinive.

Në faqen zyrtare të Trump-it, ai përshkruan një platformë prej 20 pikash, udhërrëfyesin e tij për “Make America Great Again”, të quajtur Axhenda 47.

Atje, ai deklaron prioritetet e tij për të hequr të drejtat LGBTQ+, duke përfshirë planet e tij për t’i “mbajtur burrat jashtë sporteve të grave. “—duke synuar numrin e vogël të grave trans që zgjedhin t’i bashkohen ekipeve që përputhen me identitetin e tyre gjinor—dhe “shkurtojnë fondet federale për çdo shkollë që shtyn…ideologjinë radikale gjinore.”

Përtej kësaj, përmes fjalimeve të tij, Trump ka paraqitur planet e tij për të hequr ligjet e veçanta të diskriminimit të epokës së Presidentit Joe Biden dhe miratimin e ligjeve të reja që synojnë veçanërisht individët trans.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here