Nënkryetari i PL-së, tedi Blushi përmes një videoje në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga qyteti i Ersekës i ciliduket thuajse i zbrazur.
Postimi i Tedi Blushit:
Kjo është “jeta” në zemër të Ersekës sot.
Një qytet thuajse i zbrazur dhe pa njerëz.
Shpopullimi është një plagë dhe dramë e madhe që Shqipëria vuan si rezultat i axhendës antikombëtare të Edi Ramës që në 11 vite në pushtet ka bërë gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen.
Ne nuk duam më një Shqipëri me qytete të zbrazura dhe gomone të mbushura, por një Shqipëri ku qytetet gumëzhijnë nga gjallëria, zhvillimi dhe ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
Me 5 Prioritetet madhore të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus ne ndalim shpopullimin dhe shndërrojmë Shqipërinë në fuqi eksportuese.