Rama i jep Turjan Hyskos 77 mijë m2 tokë publike, Berisha e paralajmëron: Mos e merr, s’do e gëzosh kurrë

0
52

Kryedemokrati Sali Berisha, në tubimin qytetar tek “Rrugica e Shpresës”, deklaron se Edi Rama i ka dhënë Turjan Hyskos 77 mijë metër katrorë tokë publike.

Berisha e paralajmëron Turjan Hyskën të mos e marrë tokën pasi kurrë nuk do ta gëzojë.

Lideri opozitar shprehet se të gjithë ata që kanë marrë tokën publike, do t’u konfiskohet dhe do i rikthehet shteti,

“Do i rikthehet pronarëve, do shitet për të rritur rrogat, do shitet për të rritur pensionet, do shitet për mirëqenien”-shprehet Berisha.

Deklarata e Berishës:

I pamëshirë, të pangopur, shpërndajnë çdo ditë, vjedhin pasurinë publike.

Të gjitha me aksioner Edi Ramën, këtë monstër që nuk ngopet kurrë.

Me një vendim me firmën e tij, i jep Turjan Hyskos, këtij gjeniu, 77 mijë metër katrorë tokë publike.

Turjan, mos e merr tokën se në mënyrë absolute po të paralajmëroj nga opozita, kurrë nuk do e gëzosh.

Nuk plotëson asnjë kriter përveç kriterit plaçkitës me Edi Ramën i pasurive publike të shqiptarëve.

Ty dhe të gjithë ata që kanë marrë tokën publike, tokën e pronarëve, do t’u dalë për hundësh, do t’u konfiskohet, do i rikthehet shteti, do i rikthehet pronarëve, do shitet për të rritur rrogat, do shitet për të rritur pensionet, do shitet për mirëqenien.

Ky buxhet është buxhet mjerimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here