Zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini u shpreh optimisit për rezultatin e mundshëm që do të kishte një bisedë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, në lidhje me luftën në Ukrainë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salvini shkruan se nëse Trump arrin të ndalë këtë konflikt që zgjat prej më shumë se 2 vitesh, atëherë ai meriton Nobelin për Paqe.
“Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump duhet të marrë çmimin Nobel për Paqen nëse ai arrin t’i japë fund konfliktit midis Rusisë. Përveç shpëtimit të jetëve, kjo do të na sillte një të ardhme më të qetë në krahasim me atë që demokratët na kanë lënë deri tani”.
Gjatë fushatës së tij, Trump pretendoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë “brenda 24 orëve” përmes një marrëveshjeje të negociuar, megjithëse ai nuk ka specifikuar se çfarë beson se njëra palë duhet të pranojë