Berisha: 80 për qind e buxhetit 8 miliardë euro do plaçkitet nga Rama dhe ministrat!

0
38

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në tubimin qytetar tek Rrugica e Shpresës tha se, kurrë Shqipëria nuk ka pasur një buxhet më antiqytetar se buxheti i këtij viti.

“Të dashur miq, kryefjala e këtyre ditëve është projekti i ri i vjedhjes, plaçkitjes të 80 për qind të 8.2 miliardë euro të buxhetit të shtetit nga Edi Rama, ministrat e tij, lukunia e tij, narkotrafikantët, oligarkët e tij.

Në qoftë se buxhetet nga viti i parë gjer këtë vit, në një total prej 57 miliardë eurosh, u vodhën dhe plaçkitën në mënyrën më të tmerrshme nga Edi Rama, ministrat, zyrtarët e tij, kjo vjedhje kulmon me buxhetin 8.2 miliardësh, në të cilin në mënyrën më kriminale, në mënyrën më cinike, nuk është lënë pothuajse asgjë, asnjë rritje rroge për qytetarët shqiptarë, asnjë rritje e ndihmës ekonomike për qytetarët shqiptarë, asnjë rritje pensioni për pensionistët shqiptarë, asnjë rritje e rrogave minimale për rrogëtarët shqiptarë, asnjë rritje subvencion përveçse atyre që ishin për fermerët shqiptarë.

Kurrë Shqipëria nuk ka pasur një buxhet më antiqytetar se  buxheti i këtij viti.

Të dashur miq, të mbledhësh nga qytetarët më të varfër të Europës, bizneset e vendit, 8 miliardë euro, dhe të mos u kthesh atyre veçse thërrime, kryen një krim me përmasa sa Mali i Dajtit, një krim të tmerrshëm.

Por kur ti e bën këtë pasi për vete, për ministrat, për mercenarët e Skapit ke rritur rrogat, ke vendosur rrogat më të larta në rajon, më të larta se Sllovenia, që ka të ardhura për frymë 4 herë më të larta se Shqipëria.

Kur ti vendos rrogat më të larta se ministrat e Vatikanit, kur ti vendos rrogat një prokurori hajdut, mercenar, që tregton gjithë natën me vrasësit, kriminelët ryshfete për t’i mbyllur dosjen dhe prishur provat dhe i jep një rrogë sa 70 pensionistë, kryen një krim të rëndë, një krim kundër njerëzimit”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here