“11 FAKTE” – Malltezi: Engjëll Agaçi iu bëri presion gjyqtarëve që të rrëzojnë padinë për grabitjen e tokës në Surrel

0
46

DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË MJEDISIT NË PD, JAMARBËR MALLTEZI

Përshëndetje! Sot po japim 11 fakte për Edvinat e Lindës.

Fakti 1:

Edi Rama i dha Lindës leje ndërtimi në dhunim të ligjit të urbanistikës në sheshin mes pallateve.

Fakt 2:

Kjo leje ndërtimi ishte në dhunim të kushteve urbane dhe distancave urbane.

Fakt 3:

Linda dhe Edi Rama nuk kanë paguar asnjë lekë për ‘pallatin në pajë’.

Para 12 vitesh, Edi Rama premtoi se do bënte transparencë për shqiptarët, por edhe 12 vite më pas Edi Rama nuk tregon dot as edhe një faturë.

Fakt 4:

Leja dhe çdo pagesë për ndërtimin dhe regjistrimin në ZRPP të pallatit në pajë u bë nga kompania 2T e ish-komandantit të Gardës. Kompania 2T pas vitit 2013 ka fituar qindra milionë euro para publike nga tendera publikë.

Pra, a ishte ky shpërblim për ‘pallatin në pajë’?

Fakt 5:

Ish- kreu i LDKP, Zana Xhuka në 2013 nisi hetim për ‘pallatin në pajë’ dhe ftoi Linda Ramën të paraqesë fatura dhe prova.

Fakt 6:

Kreu i Lindës e shkarkoi kreun e LDKP-së, Zana Xhuka, sapo ajo nisi hetime për ‘pallatin në pajë.’

Fakt 7:

Linda gënjeu sikur e ka blerë tokën në Surrel me 2 euro për m2, ndërkohë që në intervista në gazeta kanë pranuar që toka aty shitet me 20 euro deri në 30 euro për m2.

Fakt 8:

Linda ka përvetësuar tokë në Surrel në mënyrë të kundraligjshme, pasi ajo ishte pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit dhe u nda në mënyrë te falsifikuar sipas gjoja ligjit 7501.

Fakt 9:

Toka e përvetësuar nga Linda në Surrel u gjet e përvetësuar në shkelje ligjore dhe u dërgua në prokurori dhe në gjykatë për heqjen e titullit të pronësisë, qoftë nga prefekti, Keltis Kruja, edhe nga prefekti, Besnik Dervishi.

Fakt 10:

Engjëll Agaçi shkoi në Gjykatën Administrative duke iu bërë presion gjyqtarëve që të rrëzojnë padinë për heqjen e titullit të pronësisë për grabitjen e kundraligjshme, tokën në Surrel.

Fakt 11:

Një gjyqtar i Gjykatës Administrative që nuk iu nënshtrua kërkesës së Engjëll Agaçit, u shkarkua nga vetting-u. Ai gjyqtar e ka çuar në Strasburg ankesën për shkarkimin e tij duke e listuar si arsye edhe mosnënshtrimin politik për grabitjen në mënyrë të paligjshme të tokës ku, Linda dhe Edi kanë ndërtuar sarajet.

Këto janë 11 faktet, dhe këtu nuk po flasim fare për talljet që ndërkombëtarët i bënin raportrve të Lindës, të cilat i bënte copy-paste në mënyrë që të merrte sa më tepër para.

Përshembull, në Millenium Development Goals shkruante se qëllimi i vetëm për gjithë mijëvjeçarin e tretë për qytetin e Gramshit, do të ishte mbyllja e fabrikës së armëve.

Pra, asnjë ide, asnjë koncept as për punësimin, as për investime, as për jetesën e banorëve Gramshit.

Ftojmë Edvinin e Lindës të përgjigjet për secilin nga 11 faktet që dhamë.

Ju faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here